BREAKING NEWS

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë të fortë dhe tregon çfarë rrezikojmë: Krimi ka kapërcyer vijat e kuqe, masa ekstra të sigurisë pas…

“Kryebashkiaku Veliaj ruhet nga ...”/ Hoxha del me deklaratë
x

Politike

Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri zbulon çfarë do ndodhë javën e ardhshme me direktivat e OSBE

Reforma Zgjedhore, Damian Gjiknuri zbulon çfarë do ndodhë

Kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri shprehet se Partia Socialiste është e hapur për depolitizimin e qendrave të votimit dhe komisionerëve.

“Duhet të kemi depolitizim të plotë të qendrave të votimit dhe të komisionerëve. Megjithatë, këtë do t'ja lëmë debatit të hapur për të dëgjuar dhe anëtarët e tjerë të Komisionit. 
 
Ne si parti kemi qëndrimin për depolitizim të plotë të qendrave të votimit. Ne jemi të hapur dhe që formuala e KQZ të rishikohet, nuk është se ka rekomandim specifik për të, por ne jemi të hapur të rishikojmë dhe formulën aktuale”, tha Gjiknuri.
 
Më tej, i pyetur nga gazetarja Mirela Milori për vijueshmërinë e Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se javën e ardhshme do të diskutohet në Komision për disa nga direktivat e OSBE për përmirësimin e cilësisë së zgjehdjeve.
 
“Javën e ardhshme do adresojmë direktivat e OSBE si barazia gjinore, fushta në mediat audiovizive e partive politike… Këto janë cështje që ekspertët javën e ardhshme do të vijnë me draft. Do të pranohen disa prej tyre, dhe do diskutohen me të tjerët, edhe me PD nëse është e interesuar”, shtoi Damian Gjiknuri, kreu i Komisionit për Reformën Zgjedhore.