Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reforma zgjedhore, partitë e vogla bëhen bashkë: Të udhëhiqet nga ndërkombëtarët dhe të jetë gati për 2019

Postuar: 11/09/2018 - 08:21

 Partitë e vogla opozitare, të cilat nuk janë pjesë e Parlamentit organizuan ditën e djeshme një takim për të diskutuar rreth reformës zgjedhore. Sipas tyre, Shqipëria nuk ka arritur përparimin e duhur drejt demokracisë, ndërsa theksuan se në vend nevojiten zgjedhje të lira, të barabarta dhe të ndershme. Tryeza e partive të vogla politike konstatoi se me qëllim që të arrihet kjo e fundit, duhet domosdoshmërish reforma zgjedhore. Partitë e vogla që nuk janë pjesë e Parlamentit u shprehën se aplikimi dhe zbatimi i reformës zgjedhore është edhe një ndër kushtet më të rëndësishme që Bashkimi Evropian i ka vënë Shqipërisë për të hapur negociatat. “PS dhe PD janë në bashkëpunim dhe mbajnë peng zgjedhjet. Vendi ynë prej 25 vitesh monitorohet në zgjedhje nga organizmat ndërkombëtare. Zgjedhje certifikohen vazhdimisht si me progres dhe fatkeqësisht tani pas 25 vitesh republikë, në Shqipëri zgjedhjet vidhen, manipulohen, deformohen, intimidohen e dhunohen nga komisionerët dhe numëruesit e PS dhe PD dhe nga kriminelët e lidhur me to. Shqipëria qeveriset nga një regjim hibrid, nuk ka një demokraci të vërtetë parlamentare e pluraliste, republika, sovraniteti i popullit dhe sundimi i ligjit janë zëvendësuar nga marrëveshja mes dy partive të vjetra”, thanë ndër të tjera përfaqësuesit e partive të vogla joparlamentare. Ata po ashtu paralajmëruan se për reformën zgjedhore do t’iu drejtohen edhe ndërkombëtarëve: Prezencës së OSBE-së, misionit të ODIHR-it, përfaqësive diplomatike të SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës e vendeve të tjera perëndimore. Ata kanë disa kërkesa ndaj ndërkombëtarëve: Reforma zgjedhore të udhëhiqet nga Prezenca e OSBE dhe të jetë gati për zgjedhjet vendore të vitit 2019; Partitë e vjetra politike duhet të heqin dorë nga administrimi i zgjedhjeve; Procesin zgjedhor duhet ta drejtojë një administratë zgjedhore shtetërore, e pavarur dhe jopartiake si në të gjitha vendet demokratike në rajon dhe më gjerë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/04/2019 - 16:37

Shtyhet për seancën tjetër kërkesa e Partisë Socialiste për afatin e komisionit të reformës zgjedhore.
 

Postuar: 18/04/2019 - 16:23

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas publikimit të raportit për lirinë e

Postuar: 18/04/2019 - 16:13

Të njëanshëm dhe të pafavorshëm edhe ndaj Europës, e ka cilësuar senatori francez, Rachel Mazui

Postuar: 18/04/2019 - 16:12

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvillon për herë të dytë brenda një viti një vizitë zyrtare n

Postuar: 18/04/2019 - 16:07

Kryetari i PR, Fatmir Mediu ka reaguar pas deklaratave të Ramës në Parlament në lidhje me rezol

Postuar: 18/04/2019 - 15:42

Ambasadorja franceze Christine Vasak deklaroi nga Korça se Parlamenti Holandez është sovran duke

Postuar: 18/04/2019 - 15:32

Kuvendi ka zhvilluar seancën e radhës ku mazhoranca dhe opozita e re kanë diskutuar lidhur me n