Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reforma zgjedhore, PD me paketë të njëjtë si ajo e 17 majit, Basha jep sinjale tërheqje nga kushti për strukturën me prani të SHBA-BE

Postuar: 19/10/2019 - 08:06

Çdo ditë e më shumë po jepen sinjale se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po shkojnë drejt një pakti të dytë si ai i 17 majit të vitit 2017. Preteksti për të bashkuar PD dhe PS duket se do të jetë reforma zgjedhore. Qysh kur Rama dhe Basha deklaruan se pakti i 2017 ka vdekur, u duk se nuk do të kishte një 17 maj të dytë, pasi të dy liderët akuzuan njëri-tjetrin për tradhti. Por gazeta ka mësuar se Partia Demokratike është duke përgatitur një paktë, të cilët pritet t’ia vendosë në tryezë mazhorancës, në mënyrë që të zbutet deri diku kriza politike. Burime nga selia blu, pohuan se bëhet fjalë për një paketë si ajo e 17 majit të vitit 2017, ku demokratët i kërkuan socialistëve plotësimin e disa kërkesave, të cilat pas një takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Bashës u bënë realitet. Kështu që, nisur nga fakti se presioni ndërkombëtar po rritet, duke iu kërkuar aktorëve politikë miratimin me urgjencë të reformës zgjedhore, PD është vënë në lëvizje. Sipas informacioneve, Partia Demokratike pritet t’i kërkojë Partisë Socialiste ndryshim në Kodin Elektoral, ndryshime në Kushtetutë, ndryshime në Kodin Penal, si dhe ndryshime në ligjin për partitë politike dhe në atë të mediave sa i takon monitorimit gjatë fushatës zgjedhore. Por duke qenë se mazhoranca është njohur më parë me kërkesa të kësaj natyre, sikundër ndodhi në 17 majin e vitit 2017, kërkesa të cilat i pranoi dhe i përmbushi, nuk përjashtohet mundësi që të kemi një 17 maj të dytë. Pra, duke qenë se Partia Demokratike kërkon që mazhoranca të marrë në konsideratë kërkesat e saj, gjasat janë që palët të shkojë drejt një pakti. Kjo pasi paketa që pritet të vendosin demokratët në tryezën e socialistëve, është thuajse e njëjta si ajo e 17 majit të dy viteve të fundit. Thënë më troç, pritet që Rama dhe Basha të shkojnë drejt një takimi kokë më kokë, me qëllim arritjen e një marrëveshje, sa i takon reformës zgjedhore, duke qenë se është e një platformë e njohur nga mazhoranca dhe plotësisht e realizueshme.

Basha tërhiqet, jep sinjale dialogu

Por sinjalet se PD dhe PS do të shkojnë drejt një pakti, sa i takon reformës zgjedhore e ka dhënë edhe vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Pak ditë më parë, në platformën me 5 pika që i ka dërguar kryeministrit Edi Rama, mes të tjerash Partia Demokratike kërkonte që komisioni për miratimin e reformës zgjedhore të drejtohet nga ndërkombëtarët, por Basha duket se është tërhequr nga kjo ide. Duke folur në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha u shpreh dje se nuk kërkon që roli i faktorit ndërkombëtar të jetë drejtues, por të japin ekspertizën e tyre për të çuar para procesin. “Nuk mund të pranojmë një proces farsë për reformën zgjedhore. Ne kemi thënë që mekanizmi mbikëqyrës të përfshijë tre faktorë, opozitën e bashkuar, ata që kanë çelësat e qeverisjes dhe faktorin ndërkombëtar jo si drejtues të procesit, por me ekspertizën që kanë ndihmuar çdo proces zgjedhor në të kaluarën dhe me vullnetin e mirë për të dëshmuar vullnetin e të gjitha palëve për të çuar para procesin. Por në atë tavolinë nuk shikojmë vetëm veten tonë, por të gjithë shqiptarët”, deklaroi Basha. Pra, kjo deklaratë e Bashës tregon se ky i fundit ka bërë hapa pas duke lënë të hapur mundësin e një bashkëpunimi mes PD dhe PS, sa i takon reformës zgjedhore.

LSI presion Bashës për tryezë gjithëpërfshirëse

Por ideja e një bashkëpunimi mes PD dhe PS, sa i takon reformës zgjedhore, duket se e ka trembur LSI-në. Gazeta ka mësuar se ditët e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke i kërkuar atij që të tërhiqet nga një pakt i dytë Rama-Basha. Kryemadhi i dërgoi një ultimatum Bashës, pak ditë më parë se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirës, ndërkohë të njëjtën gjë vijon ta kërkojë edhe tani nga demokratët. Mësohet se Kryemadhi ka kërkuar nga Basha që nëse kërkon miratimin e reformës zgjedhore, atë duhet ta bëjë me të gjithë aktorët politikë dhe jo vetëm mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Pra, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e pëlqen një lëvizje të tillë, pasi ndryshimi i Kodit Zgjedhor me bekimin e Ramës dhe Bashës do të ishte fatale për partinë e Monika Kryemadhit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 12:07

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka dhënë një mesazh të fortë për politikën shqiptare.

Postuar: 18/11/2019 - 12:00

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ironizu

Postuar: 18/11/2019 - 11:56

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar deklaratën e presidenti Ilir Meta ku tha se v

Postuar: 18/11/2019 - 11:45

Atmosfera në “Air Albania Stadium”, në impiantin e ri në kryeqytet ishte fantastike.

Postuar: 18/11/2019 - 11:24

Kryetari i Parlamentit të Kuvendit, Gramoz Ruçi i pranishëm në konferencën e mbajtur në Tiranë me

Postuar: 18/11/2019 - 11:05

Partia Demokratike ka bërë publike dokumentin që hedh poshtë dhe e nxjerr të pavlefshëm, lejen e