BREAKING NEWS

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

71 raste të reja në Shqipëri me Covid-19
x

Politike

Reforma zgjedhore “përçan” PD-LSI, qeveria teknike e panegociueshme për demokratët, por jo për partinë e Kryemadhit

Reforma zgjedhore “përçan” PD-LSI, qeveria teknike e

Kanë nisur krisja e parë e opozitës jashtëparlamentare pas përfundimit të afatit të 31 majit për miratimin e reformës zgjedhore. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk bien dakord për kushtin që propozuan në tryezën e reformës zgjedhore, për domosdoshmërinë e një qeverie tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve. Eksperti ligjor i PD, Ivi Kaso u shpreh në një televizion se ky është një kusht i panegociueshëm, duke theksuar se është një domosdoshmëri për të adresuar problemet e rënda që janë hasur gjatë zgjedhjeve. “Qeveria kujdestare nuk është një kapriço apo një tekë e opozitës, por është një domosdoshmëri për të adresuar problemet e rënda të zgjedhjeve. Problemet e rënda të zgjedhjeve sot kanë të bëjnë me bërjen njësh të mazhorancës në pushtet me shtetin dhe menaxhimin e të gjitha resurseve në funksion të arritjes së një rezultati zgjedhor, duke hyrë thellësisht në zgjedhje, për të cilat ka patur edhe shqetësime në raportin e OSBE/ODIHR”, deklaroi eksperti ligjor i PD, Ivi Kaso. Por kjo pikë që për Partinë Demokratike do të ishte domosdoshmëri për të garantuar zgjedhje të lira, për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk është prioritet. Eksperti Ligjor i LSI, Muharrem Çakaj u shpreh ditën e djeshme se ky propozim mund edhe të mos aplikohet në këto zgjedhje, duke shtuar se çështja për qeveri kujdestare edhe mund të negociohet mes përfaqësuesve. “Propozimi për qeveri kujdestare nuk është bërë posaçërisht për këto palë zgjedhje që do vijnë, por për tu vendosur si normë për sa kohë palët nuk kanë besim te njëra tjetra. Pra është një periudhë tranzitore. Përsa kohë ne do të arrijnë një standard për menaxhimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor. Kjo arrihet nga një qeveri që nuk është e interesuar për vota dhe nuk ka interesa në lidhje me subjektin që do të fitojë zgjedhjet. Ne jemi në tryezën e negociatave, në tavolinën e negociatave nuk mund të vësh vija të kuqe. Nuk ka çështje tabu të cilat nuk mund të diskutohen”, deklaroi eksperti ligjor në LSI, Muharrem Çakaj. Nga ana tjetër, ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, konstitucionalisti Ilirjan Celibashi u shpreh dje se kërkesa e opozitës për një qeveri transitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të jetë pjesë e BE, nuk do të jepte sipas tij, një zgjidhje absolute dhe të plotë që do të siguronte standardet në zgjedhje. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Celibashi theksoi se një kërkesë e tillë nuk është e dobishme për opozitën.

Më të lexuarat