Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Refuzimi për negociatat, Këshilli i BE-së hedh në tyezën e diskutimit reformën e zgjerimit e propozuar nga Franca (Detajet)

Postuar: 17/11/2019 - 17:27

Ministrat e BE-së më 19 nëntor për herë të parë propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit, por nuk priten përfundime konkrete.

“Ne nuk e dimë se sa konkretë mund të jemi, por sigurisht që duam t’i dërgojmë një mesazh pozitiv rajonit,” tha Këshilli i BE-së.

Këshilli i BE-së njoftoi se ministrat e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së dhe atyre evropiane (GAC) do të diskutojnë situatën në fushën e politikës së zgjerimit dhe procesin e pranimit, si pika e fundit në rendin e ditës.

“Ky duhet të jetë vetëm ‘hapi i parë’ për rinovimin e politikës së zgjerimit, si dhe besimin midis shteteve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor,” thanë burimet e Këshillit të BE-së.

Pritet gjithashtu që sekretarja e Shtetit të Francës për Çështje Evropiane Amelie de Montchalin do të paraqesë propozime nga Parisi për ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit.

Javën e kaluar, Franca ua paraqiti të ashtuquajturin “propozim diskutimi” vendeve anëtare, duke përshkruar katër parime që Parisi i sheh si bazë për një metodologji të re të zgjerimit të BE-së.

Që nga bllokimi i hapjes së negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore në tetor, Franca është përpjekur për një pranim më gradual në BE, hapjen e fondeve strukturore të BE-së për vendet kandidate, por edhe për një politikë më të rreptë të kushtëzimit dhe kthimin e procesit të zgjerimit.

Në Bruksel thonë se propozimi francez është një “subjekt për diskutim” dhe se forma përfundimtare e një reforme të mundshme të metodologjisë së zgjerimit duhet të varet nga konsensusi i të gjitha shteteve anëtare.

Kujtohet gjithashtu se shumica e shteteve anëtare, me përjashtim të Holandës dhe Danimarkës, kundërshtuan Parisin në vendimin e tij për të bllokuar hapjen e negociatave të pranimit me Tiranën dhe Shkupin, transmeton KosovaPress.

Ishin pikërisht vendet anëtare të Grupit të Vishegradit, si dhe Austri dhe Italia, të cilët kërkuan që çështja e zgjerimit të vihet në agjendën e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përcaktohen “kornizat e punës dhe të kohës”, pra të “zhbllokojnë” dhe të përcaktojnë sa më shpejt rrugën e Ballkanit Perëndimor për në BE.

Tani për tani, qëllimi është që gjithçka të bie dakord dhe të precizohet deri në pranverën e vitit 2020 për të filluar negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përkatësisht për të rivendosur besimin dhe partneritetin e ndërsjellë në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor të planifikuar për maj 2020 në Zagreb.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 14:10

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin e Top Channel ka zbardhur takimin me Erdogan. Ai ka theksuar se ka qenë një takim pune dhe se Erdogan ka telefonuar për ndihmë disa vende të tjera myslimane.

Postuar: 08/12/2019 - 14:00

Akti i fundit i firmosur nga Arta Marku para lënies së detyrës është një udhëzim për pavarësinë e

Postuar: 08/12/2019 - 13:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte në qytetin e Peqinit, p

Postuar: 08/12/2019 - 13:24

Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Shiko kush luan” ishte i pranishëm edhe kryetari i b

Postuar: 08/12/2019 - 13:12

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në konferencën e investitorëve myslimanë që po mbahet në Tu

Postuar: 08/12/2019 - 13:00

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka përkujtuar sot 29-vjetorin

Postuar: 08/12/2019 - 13:00

Reforma në drejtësi, ngritja e SPAK, raportet Qeveri-Presidencë, situata politike në tërësi dhe t