Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rekordi i Veliajt/ 6500 euro një pishë, skandalet e kryebashkiakut të Tiranës

Postuar: 19/09/2018 - 16:30

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një konferencë për shtyp ka bërë publik kallëzimin penal në prokurori kundër Erion Veliaj.

“Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit. Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa. Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standarteve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.” u shpreh Balliu

Ai tha se në prokurori ka paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat, situatë për të cilën akuzoi kryebashkiakun se ka mbyllur sytë dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”.

“Në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”, gjysmën e të cilave pa garë. Partia Demokratike ka treguar më herët se pronari i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, është familjar i afërt me Petrit Fushën që, deri dje, drejtonte Prokurorinë e Tiranës, dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Shkëlqim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje. Dhe sa para duhet të paguajnë qytetarët e Tiranës që Veliaj të lajë borxhin me Fushajt në kurriz të drejtësisë për Arditin dhe duke vjedhur shqiptarët?!”

Në vijim Balliu apeloi kryeprokuroren Arta Marku të mos pengojë hetimet për kryebashkiakun.

“I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, të mos pengojë hetimin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për aferën korruptive të 2.6 milionë euro për pishat e thara e të prera. Erion Veliaj duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryetarit të Bashkisë nga kryehajduti i Tiranës!”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 23:59

Burime pranë selisë së PD dhe PS bëjnë me dije se jo të gjithë deputetët e opozitës i dorëzuan sot mandatet në Kryesinë e Kuvendit. 

Postuar: 21/02/2019 - 23:07

 Spartak Ngjela “shpërtheu” në studion e 'Open' ndaj ministrit të i

Postuar: 21/02/2019 - 23:00

Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është e ftuar në emisionin 'Open', ku

Postuar: 21/02/2019 - 22:47

Diplomati i njohur Agim Nesho është 'përplasur' mbrëmjen e sotme me deputetin socialist P

Postuar: 21/02/2019 - 22:45

Ministri Blendi Klosi u është përgjigjur akuzave të ish-deputetit Aldo Bumçi, për vjedhjen e vota

Postuar: 21/02/2019 - 22:42

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Edi Rama i cil

Postuar: 21/02/2019 - 22:35

I ftuar në Open, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka treguar se çfarë ka ndodhur sot