
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Shkruar nga Rigels Seliman 23 Shtator 2023

Ashtu siç gazeta e “SOT” e paralajmëroi një ditë më parë, skandali “McGonigal” duket se ka tronditur nga themelet pozitat e kryeministrit Edi Rama. Edhe pse dukej sikur kjo çështje do kalonte pa shumë bujë, dje ka pasur një zhvillim shumë interesant nga Uashingtoni, pasi ish-agjenti i FBI, Charles McGonigal ka pranuar se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i shërbimit sekret shqiptar, Agron Nezaj për të lobuar kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe se ka takuar shefin e qeverisë shqiptare, Edi Ramën. Ai doli dje para gjykatës, duke u deklaruar fajtor, në këmbim të një dënimi më të ulët. Ishte gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Colleen Kollar-Kotelly, që e pranoi marrëveshjen që ai ka bërë me Departamentin e Drejtësisë. Fakti që ai pranon se ka shkelur ligjin, është një sinjal aspak i mirë për Ramën dhe ata që janë implikuar. Në marrëveshjen që është arrirë McGonigal i ka treguar të gjitha, që nga vizitat në Tiranë, takimet, bisedat e fshehta, etj. Ndoshta dosja nuk do bëhet publike, por të dhënat janë aty dhe kryeministri Edi Rama jovetëm që do të dëmtohet politikisht, por në momentin që do dalë nga ajo zyrë, nëse nuk ndiqet penalisht, nuk është çudi të ketë fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha, duke u shpallur “non-grata”. Njoftimit është shpërndarë nga Departamenti i Shtetit dhe thuhet se McGonigal rrezikon që të dënohet me 5 vite burg maksimumi. “Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 dhe duke vazhduar deri në pensionimin e tij nga FBI në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-oficer të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet e huaja, dhe qeverive të huaja”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë.
Gazetari Robert Papa jep detaje
Por për të mësuar më shuam detaje rreth gjyqit “McGonigal”, gazeta “SOT” bisedoi dje me gazetarin e njohur që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pronarin e televizionit “Focus”, Robert Papa, i cili zbuloi se gjyqtarja e çështjes ka kërkuar “PRESENTENCE INVESTIGATION REPORT”, që në shqip do të thotë hetime të tjerë përpara se të jepet një vendim për ish-agjentin McGonigal. Gjithashtu gazeta “SOT” ka siguruar edhe shkresën që ish-agjenti i FBI, Charles, McGonigal ka pranuara fajin para gjykatës. Nga ana tjetër, sipas “Zërit të Amerikës” McGonigal pranoi të gjithë akuzat që kishin të bënin me Shqipërinë, përfshirë kontaktet me kryeministrin Edi Rama dhe këshilltarin e tij jozyrtar të Kryeministrit të Shqipërisë, Dorian Duçka. Po ashtu ai ka pranuar se ishte ai që nxiti nisjen e hetimeve lidhur me lobimet në SHBA të Lulzim Bashës dhe akuzat se po financohej nga rusët. I pyetur nga gjykatësja e çështjes Colleen Kollar-Kotelly, nëse më 25 nëntor, kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë … për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan, që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama’, zoti McGonigal u përgjigj “Po”. Gjatë seancës zoti McGonigal pranoi se i kishte zhvilluar lidhjet dhe kontaktet në Shqipëri përmes një mikut të tij, duke iu referuar Nezës, me synimin për të përgatitur terrenin që pasi të largohej nga FBI-ja të ndiqte mundësi biznesi dhe përfitimesh në Shqipëri. Ndërkohë më poshtë po pasqyrojmë edhe njoftimin e plotë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA sa i takon skandalit “McGonigal”.
Ja njoftimi i plotë i Departamentit të Drejtësisë së SHBA
Charles F. McGonigal, 55 vjeç, një ish-agjent i posaçëm i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në ngarkim të Zyrës së Fushës së Nju Jorkut, u deklarua fajtor sot për fshehjen e fakteve materiale për marrjen e tij të pazbuluar prej 225,000 dollarësh në para nga një individ që kishte interesat e biznesit në Evropë, ndërsa McGonigal po mbikëqyrte përpjekjet e kundërzbulimit. Lutja u pranua nga gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut të SHBA, Colleen Kollar-Kotelly, e cila caktoi dënimin për 16 shkurt 2024. Kërkesa u njoftua nga Prokurori i SHBA Matthew M. Graves, Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Matthew G. Olsen i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Ndihmës Drejtori përgjegjës i Zyrës Fushore të FBI-së në Los Anxhelos, Donald Alway, dhe ndihmësdrejtori përgjegjës i FBI-së në Uashington. Zyra në terren David Sundberg. Sipas dokumenteve të depozituara në Gjykatë, nga gushti 2017 dhe duke vazhduar deri në pensionimin e tij nga FBI në shtator 2018, McGonigal fshehu nga FBI natyrën e marrëdhënies së tij me një ish-oficer të huaj sigurie dhe një biznesmen i cili kishte interesa të vazhdueshme biznesi në vendet e huaja, dhe qeverive të huaja. Në mënyrë të veçantë, McGonigal mori të paktën 225,000 dollarë para në dorë nga individi dhe udhëtoi jashtë vendit me individin dhe u takua me shtetas të huaj. Individi më vonë shërbeu si një burim i FBI-së në një hetim penal që përfshinte lobim politik të huaj mbi të cilin McGonigal kishte përgjegjësi zyrtare mbikëqyrëse. Akuza parashikon një dënim maksimal prej pesë vjet burg. Dënimi maksimal ligjor për shkeljet federale është përshkruar nga Kongresi dhe është dhënë këtu për qëllime informative. Gjykata do të përcaktojë dënimin aktual bazuar në Udhëzimet këshilluese të Dënimit dhe faktorë të tjerë ligjor. Ky rast është duke u hetuar nga zyrat e FBI-së në Los Anxhelos dhe Uashington. Çështja u ndoq penalisht nga ndihmësprokurorët e Shteteve të Bashkuara, Elizabeth Aloi dhe Stuart D. Allen, dhe ish Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Michael Friedman, nga Zyra e Prokurorit të SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë, me ndihmën e Zëvendës Shefit Evan N. Turgeon i Sigurisë Kombëtare të DD-së Seksioni i Divizionit të Kundërzbulimit dhe Kontrollit të Eksportit, dhe Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare të Divizionit Kriminal.
Më të lexuarat


Marrëveshja për emigrantët mund të përfaqësojë edhe një precedent nëse arrijmë ta bëjmë të funksionojë”, Meloni i del krahë homologut të saj: PD i ra në qafë Ramës së gjorë

“Protokolli shkel Kushtetutën”/ Zbardhet kërkesa e opozitës për Gjykatën Kushtetuese ndaj marrëveshjes për emigrantët (Dokumenti)

“Ka të bëjë me një iniciativë të re e diktuar nga partnerët ndërkombëtarë”, Karamuço bën paralajmërimin e fortë ndaj hetimeve të SPAK-ut për ish-kryeministrin: Policia dhe BKH zbarkojnë te rruga ku jeton Berisha

“Korrupsioni, pengesa më e madhe”/ Basha takon kongresmenin amerikan Brian Babin: Pastrimi i politikës dhe zgjedhje të lira, prioritare për Shqipërinë

Tensionet në Komisionin e Sigurisë/ Zbardhen debatet mes deputetëve, Noka ua thotë në sy socialistëve: Rama ju trajton si kartona

“Për të ardhur keq për shfaqjet e kësaj natyre”/ Marrëveshja e dyshes Rama-Meloni shkakton debat mes Naços dhe Xhaferaj: Maxhoranca t’i hapë rrugë komisioneve hetimore

Raporti i PISA/ PD ngre alarmin dhe thumbon mazhorancën: Arsimi në Shqipëri si në Palestinë, shkaku nuk janë nxënësit por politikat qeveritare

Plas keq te ‘Komisioni i Sigurisë’, Spaho u bën thirrje deputetëve të PS: Reflektoni, keni përgjegjësi për...

Deputetët e Berishës në aksion, bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Sigurisë

Pakti me Ramën për refugjatët, reagon Meloni: E dobishme, mund të bëhet në shumë vende në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare
