
Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Shkruar nga Rigels Seliman 5 Korrik 2022

Rëndohen pozitat e presidentit në ikje, Ilir Meta. Gazeta “SOT” ka mësuar se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur një hetim të dytë për presidentin Meta dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Mësohet se SPAK ka hapur hetimin pas kallëzimit të dytë të ish-deputetit Halit Valteri, i cili i akuzon për fshehje pasurie, korrupsion si dhe pastrim parash. Në këtë kallëzim penal janë të përfshinë Presidenti Meta, Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim Muharrem Berisha, Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Mësohet se në kallëzimin penal bëhet me dije se të gjithë këta persona kanë krijuar një skemë për pastrimin e parave që rrjedhin nga korrupsioni si dhe vjedhja e pasurive publike, duke bërë kështu që pozitat e Metës të vështirësohen, pasi nga Presidenca, për shkak se më 24 korrik do largohet pasi i mbaron mandati, ai rrezikon të përfundojnë në dyert e Prokurorisë Speciale.
Detaje nga padia e Valterit
Në materialin e dorëzuar pranë SPAK thuhet se Meta, Kryemadhi, Vasili si dhe Panariti në vitin 2016 kanë shpenzuar rreth 150 mijë dollarë për të siguruar takimet në SHBA. Po ashtu bëhet me dije se po në atë vit LSI-ja ka deklaruar 11 720 552 lekë të shpenzuara për këshillim. Gjithashtu, shkruhet se LSI-ja ka deklaruar rreth 250 mijë dollarë donacione nga persona që janë në pamundësi financiare. Ndërkohë në kallëzimin që Valteri ka bërë në SPAK dhe që gazeta e disponon të plotë, ish-deputeti hedh akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët sëbashku me dy persona të tjera i akuzon se kanë kryer disa vepra penale, sikundër janë korrupsionit, deklarimi i rremë, evazion fiskal dhe pastrim parash. “Objekti: Kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve ndaj shtetasve të sipërpërmendur, për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/b i K.Penal; “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i K.Penal; “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” parashikuar nga neni 181 i K.Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal,“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a i K.Penal; “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i K.Penal”, thuhet në padi.
Më të lexuarat


"Një masakër e vërtetë me 10 të vdekur dhe 6 të plagosur", reagon Berisha për krimin e rëndë: Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të shëmtuar!

Projekti për Portin e Durrësit/ Deputeti i njohur zbardh prapaskenat: Aferë korruptive e qeverisë, një gropë fatkeqe më e madhe se ajo e inceneratorëve. Ja në duart e kujt ndodhet

Video po bëhet virale me shpejtësi/ Tik Tok zbardh përgjigjen e Enver Hoxhës për Ilir Metën

Pas listës së zezë me 27 persona, Londra paralajmëron se do shpallë "non grata" të tjerë politikanë dhe biznesmenë shqiptarë, shtohet ankthi për të korruptuarit, ja kush rrezikon

“Një hall i madh e shtyu Ramën të ndryshonte drejtim”, Këlliçi zulon fakte të reja për afrën e madhe: Ja emri i njohur që i dha 22 milionë euro për një propozim të pakërkuar. Kjo zhgarravinë është botuar në fletoren zyrtare

Shtatori “i nxehtë” i politikës shqiptare, nga rikthimi i Bashës, tek nxjerrja jashtë loje e Berishës dhe Metës nga Parlamenti përmes ligjit të dosjeve dhe “non gratës”, ja prapaskenat

Pas publikimit të dosjes, Sali Berisha konfirmon moskandidimin e Ilir Metës për kryetar të Bashkisë të Tiranës, pasi është spiun i ish-Sigurimit të Shtetit

Nxehet “lufta” mes Veliajt dhe Metës: Për të jetuar unë shisja fiq, ai spiunonte miqtë, ka nostalgji për Tiranën e fuksave dhe e ngatërron me Kabulin

"SPAK të hetojë Ahmetajn", PD del me thirrjen urgjente dhe zbardh prapaskenat: Ja çfarë ka firmosur tre ditë pasi u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit

Shqipëria dorëzon zyrtarisht rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për krime nga UÇK, e cilëson të pabazë dhe kërkon të hartohet një i ri, tërbohen serbët
