BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Politike

Rëndohet gjendja e familjes presidenciale, Meta foto me mimoza dhe në ekstazë për tubimin, Kryemadhi fyen ministren e Drejtësisë

Rëndohet gjendja e familjes presidenciale, Meta foto me mimoza dhe në

Rëndohet gjendja e presidentit Ilir Meta dhe atyre që i rrinë pranë. Duket qartë se kreu i shtetit ka humbur çdo lloj morali, duke treguar qartë se Presidenca tashmë është kthyer në një leckë në duart e tij. Por përveç kësaj, presidenti duket se është edhe në një gjendje të rënduar emocionale. Prova më e fundit erdhi dje, pasi presidenti është shfaqur duke pozuar pranë disa luleve mimoza, ndërsa ka paralajmëruar se po afron pranvera shqiptare. Por çfarë ka dashur presidenti të thotë me këtë? Duket se kreu i shtetit ka hequr nja paralelizëm me pranverën arabe që solli lëvizjet revolucionare me protesta. Por një tjetër detaj që tregon që presidenti Meta është në një gjendje të rëndë janë edhe postimet e shpeshta në rrjetin social Facebook, ku çdo minutë u bën thirrje qytetarëve për tubimin e 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Çdo qytetar nuk po guxon më të navigojë në rrjetet sociale, pasi e vetmja gjë që të del para syve janë statuset e shumta të Metës. “Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve: Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit! Dhe meqenëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta dëgjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave: Liri demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time”, thuhet në një tjetër postim të Metës. Kreu i shtetit vijonte më tej me postimet e tij, duke ftuar shqiptarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Së bashku për Kushtetutën!

Së bashku për Shqipërinë! Me të gjithë shqiptarët në 2 mars në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"”, thuhet në një tjetër postim të Metës. Këto veprime janë një tregues i qartë se Meta është në ekstazë për tubimin e thirrur prej tij dhe po tenton që të tërheqë sa më shumë njerëz pas vetes. Por nëse i hedh një sy të shpejtë profilit të presidentit në Facebook, të shumë janë komentuesit që e “masakrojnë”, duke i sjellë në vëmendje postin që ai mban dhe duke i kujtuar se në asnjë vend të botës presidenti nuk bën thirrje për tubime. Por të shumtë janë ata që i kujtojnë edhe bllokun në videon e Dritan Priftin dhe “21 Janarin”, ku e akuzojnë si përgjegjës për 4 viktimat në bulevard.

Fyerjet e Kryemadhit

Por sikur të mos mjaftonte gjendja e rënduar e presidentit, tashmë duket se është edhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi. Në një takim me strukturat në Shkodër, Kryemadhi, teksa konfirmoi lidhjen familjare mes presidentit Meta dhe ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, akuzoi këtë të fundit se ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje në lidhje me falsifikimet e protokollit, duke shfrenuar gojën dhe e ka cilësuar si halabake rrugësh. “Sot e kësaj dite akoma nuk kemi një përgjigje nga ministrja jonë bukuroshe që sa për dijeni të shqiptarëve ka lidhje familjare me Presidentin e Republikës. Akoma s’ka kthyer përgjigje se pse ka falsifikuar protokollin e ministrisë. Për mua moralisht Arta Vorpsi është një ngelëse, ku çdo gjimnazisti s’i jepet diploma se ka ngelur në provim. Ndërton jetën dhe të ardhmen e saj mbi fatin e fëmijëve të shqiptarëve. Siç ka vjedhur protokollin, ashtu ka vjedhur edhe pronat e shqiptarëve. Siç merr guximin një halabake rrugësh për të falsifikuar protokollin e shtetit, që është i shenjtë, kjo dhe bandat e saj, mos u çudisni, ju kanë vjedhur pronat e shqiptarëve, paratë e të persekutuarve politikë, ky person nuk e ka problem, siç falsifikoi procesverbalin e Lazer Saitit, po kështu kjo falsifikon provat e vrasësve dhe kriminalëve, iu heq shenjat e gishtërinjve të atyre dhe vendos shenjat e gishtërinjve të qytetarëve të thjeshtë”, tha Kryemadhi.