BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Politike

Rënia e numrit të infektuarve, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve ka një apel për partitë politike pak para 25 Prillit

Rënia e numrit të infektuarve, kryetarja e Komitetit të

Kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka thënë se këto javë gjendja epidemiologjike në vend ka qenë e kënaqshme, duke shtuar se ka pasur ulje të rasteve dhe viktimave nga Covid-19.

E ftuar në Ora News, Rakacolli ka thënë se respektimi i masave të qytetarëve dhe vaksinimi, kanë qenë aryset që kanë ndikuar në rënien e numrave të të infektuarve, viktimave si dhe të shtruarve në spitale.

Rakacolli ka thënë se veksinimi masiv do të vijojë sakaq ka shtuar se nëse zbatohen masat sezoni i Verës do të jetë më i qetë. Ajo u ka bërë thirrje dhe kryetarëve të subjekteve politike që të mos grumbullojnë njerëz për fushatat elektorale.

'Vaksinimi masiv do të vazhdojë. Deri në fund të majit kemi objektivin që të vaksinojmë deri në 500 mijë persona. Zbatimi i masava do të bëjë që të kemi një verë që ta gëzojmë që të gjithë, që të jetë në drejtim që mospasjes së rasteve, mosapasjes së viktimave si dhe në rritjen e ekonominë.

Do ju bëja thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve politike që të kenë kujdes që të mos nxisin grumbullimet sepse mund të çojë në rritjen e të infektuarve dhe viktimave.'-tha Rakacolli.

Më të lexuarat