BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Politike

(Replika) E quajti klloun të Berishës e shërbëtor të Ramës, Hervin Çuli i’a kthen gazetarit: PD ma nxiu jetën

(Replika) E quajti klloun të Berishës e shërbëtor të

Gazetari Armand Maho ditën e sotme shkroi një artikull me titull “Hervin Çuli nga klloun i Berishës tek shërbëtor i Ramës!”.

Në artikull, Maho i kujtonte Çulit se si kishte “ndërruar lëkurë” nga Berisha te Rama për të përfituar nga pushteti që e bëri tashmë drejtor.

Por Çuli, i vëmendshëm ndaj reagimeve në rrjet i është kundërpërgjigjur gazetarit duke mos mohuar mbështetjen e hershme për PD por duke mos fshehur as zhgënjimin nga kjo parti që siç thotë ai “i nxiu jetën” dhe e bëri të endej sa në një qytet në tjetrin për të mbijetuar si regjisor.

REPLIKAT E PLOTA:

Hervin Çuli: I nderuar Armand! I detyruar nga shume perbaltje te qellimshme per te me denigruar me cdo kusht ne kete kohe te turbullt, po ju sqaroj per disa spekullime te turpshme ne adresen time. Se pari i nderuar se kam mohuar kurre mbeshtetjen time ndaj PD deri ne 2005 kur erdhi ne pushtet. Ketu besoj qe nuk kam bere ndonje krim. Edhe shume te tjere si une kane besuar qe kjo force politike ishte forca e ndryshimit ne kete vend. Une mendoj qe kjo gje nuk ndodhi dhe zhgenjimi eshte nje ndjesi e pranueshme per te gjithe njerezit normale.Per sa i perket deshires sime te ethshme per te kapur postin e drejtorit ju sqaroj se ne te vetmin takim qe kam pasur ne 2005 me Kryeministrin e sapo zgjedhur te asaj kohe i kam sygjeruar ne postin e drejtorit te TK-se aktoren Yllka Mujo. Kjo eshte nje deklarate publike qe e kam bere dhe me pare ne shume biseda televizive. Madje e verteta absolute eshte qe si fillim i kam kerkuar qe te mos e shkarkonte zotin Londo qe sipas meje kishte bere nje pune shume te mire ne ate periudhe.Kuptohet qe ai kete te fundit nuk mund ta pranonte dhe prandaj ne bisede doli dhe emri i aktores se nderuar. Pas kesa PD me nxiu jeten dhe pamvaresisht 15 vjet karriere me hoqi nga puna.Per 4 vjet jam endur nga nje qytet ne tjetrin i papune dhe kam bere punen time si regjisor per te mbijetuar. Per pjesen qe ka lidhje me aktorin Mirush Kabashi nuk e kam fyer ne asnje moment si artist. Kam evidentuar mardheniet e tij te punes me TK-ne dhe genjeshtren per censuren qe aplikohet ne Teatrin Kombetar.Dhe kur nje njeri genjen nuk e kuptoj se clidhje ka fama ne kete mes!!! Dhe se fundi per fyerjen tende per nivelin tim artistik, te bej me dije qe jam nje regjisor qe kam mbi shpatulla 35 vepra artistike me mbi 300 mije spektatore qe i kane ndjekur ato.Jam shpallur kur Bujar Leskaj ka qene Minister Kulture ne Festivalin Mbarekombetar te Drames Shqipe ne 2006 si regjisori me i mire shqiptar. E pra i dashur Armand, kam punuar si kafshe, pothuajse dy vepra ne vit, ne profesionin qe nuk ma heq dot askush me nje status ne fb. Vertete fitova si drejtor por kete e bera me nje konkurs publik pa e pare kurre deren e selise se PS-se. Sot, kur mbroj me force ndertimin e nje teatri te ri kombetar, e bej sepse punoj cdo dite bashke me kolektivin e TK ne nje godine te degraduar jashte cdo kondicioni normal pune.Dhe kur kjo histori te mbaroje une perseri regjisor do jem se kolltuku ku me sheh sot nje dite nuk do jete i imi ndersa profesioni deri sa te vdesJu pershendes me respekt i nderuar

Armand Maho: I dashur Hervin. Mua sme intereson personalisht se si je bere drejtor teatri, dhe ska asgje te keqe te zhgenjehesh nga nje force politike. Personalisht me eshte bere qejfi dhe kete ta them sinqerisht. Ne rast se do vizitosh profilin tim une jam marre shume pak ose aspak me teatrin. Nderhyrja ime u be ne rastin kur gjuha qe u perdor ndaj artistit Kabashi, per mua ishte denigruese. Shkrimi im eshte nje krahasim, fundja ska asgje te keqe te aspirosh per karriere por para se ti kujtoh tjetrit rrogen, qe fundja spo e paguan nga xhepi duhet te kthesh syte nga vetja.

Tjetra, kemi qene ne nje vije e ti ndoshta se mban mend, kur kundershtonim te njejtin projekt per teatrin. Sot une se konceptoj se si mund te mbrohet nje afere e paster korruptive e cila synon te betonizoje akoma me shume kete vend ne e cilin jemi lindur e rritur. Duket se largmi se me ate godine po kryhet nje masaker per sa i perket trashegimise kulturore, dhe historise se ketij qyteti. Mbrojtja juaj per prishjen e teatrit nuk ju nderon aspak nderkohe qe koleget vazhdojne protesten perdite ne oborrin e godines. Nuk e di, se vazhdon te qendrosh ne zyre kur koleget jane jashte. Te pershendes

Hervin Çuli: Armand ne cdo daljen time publike kam mbrojtur vetem idene e ndertimit te nje teatri te ri dhe sjam futur ne asnje debat tjeter. Kete ide, sot qe ka nje vullnet politik per ta bere nje teater te ri, do ta mbroj sa te jem ne kete kolltuk. Pjesa tjeter e territorit ha debat dhe skam asnje te drejte te paragjykoj njeri. Por ama nuk mund te jem dakort me dacibaot denigruse kunder cdo individi qe mendon ndryshe. Gjithashtu po ta perseris dhe nje here, nese gjuhe e ashper te duket cmontimi i nje genjeshtre, atehere mendojme ndryshe dhe ketu ska asgje te keqe. Gjithsesi edhe nje here flm dhe pune te mbare.

Më të lexuarat