Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Replikat në Parlament/ “Jam i ri, s’i di procedurat”, Hysi i përgjigjet deputetit: Zbulon një nga kërkesat...

Postuar: 16/05/2019 - 11:48

Në përfundim të interpelancës me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, deputeti Erion Piciri, ardhur në parlament nga listat shumë emërore të PD-së në Tiranë, kërkoi fjalën, ndërsa iu drejtuar edhe ministres Gjonaj. Si deputet i ri në seancë, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila po drejtonte seancë, kërkoi prej tij të prezantohej.

Në fjalën e tij, deputeti Piciri, kërkoi nga kryesuesja e seancës të fusë në axhendë, një fjalim mbi çështjen më të mprehtë që po kalon vendi sipas tij, krizën politike. “Merreni si kërkesë se nuk e di mirë si funksiojnë procedurat këtu, por merreni me seriozitet” u shpreh ndër të tjera Piciri.

“Jam deputet i kryeqytetit, para se të kalojmë në axhendën parlamentare, kërkoj nga ju të fusni diçka tjetër, me ç’po ndodh sot në Tiranë, mbi krizën politike.

Kjo është çështja më e mprehtë. Hap një diskutim për ketë çështje. Është çështje e jetës së kryeqytetit. Ka një konfrontim, përdorim të gazit. Është një ndër elementët më të mprehta.

Doja edhe një koment të shkurtër nga zonja ministre.  E shoh për herë të parë dhe në republikën tonë ka një problem të madh jemi ndër tre vendet më të korruptuara të Europës. Nuk ka folur një herë për SPAK. A janë hapur burgjet speciale për politikanët për pushtetarët. Të jetë në media të flasë për këtë çështje të ushtrojë presion që kjo të realizohet. “ u shpreh Piciri.

Në përgjigje të tij, nënkryetarja Hysi, i sqaroi deputetit të ri në Kuvend se si funksionojnë seancat plenare.

“Z.Piciri, më që jeni deputet i ri, ju përshëndes e ju uroj mbarësi. Është një nga kërkesat, që drejtuesi ju përshëndet” tha Hysi. ndërsa më pas lexoi rregulloren për deputetet e rinj në rastet kur merret fjala për procedurë dhe kur deputetët mund të diskutojnë për çështje të ndryshme në seancë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 21:10

Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në Fax Neës ka komentuar protestën e opozitës ku sipas tij ishte masive, por u shua me ndërhyrjen e Sorosit.

Postuar: 26/05/2019 - 20:45

Raportuesi për Shqipërinë në KE Knut Fleckenstein, nuk do të jetë më eurodeputet.

Postuar: 26/05/2019 - 20:10

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka refuzuar propozimin e Kosovës, që Arbër Abazi të emër

Postuar: 26/05/2019 - 19:46

Mediat greke kanë komentuar publikimin e fotove të Ramës duke konsumuar drogë nga Sali Berishës n

Postuar: 26/05/2019 - 19:35

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, reagoi sërish për protestën e ditës së shtunë.

Postuar: 26/05/2019 - 18:53

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Tropojën, ku edhe ka marrë pjesë në Festivalin e Parë Mbarëk

Postuar: 26/05/2019 - 18:38

I ftuar në studion e Fax News,  drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka