BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Politike

Rexhep Meidani provokon mazhorancën, propozon që policia dhe garda të kalojnë në varësi të dyshes Berisha-Nishani

Rexhep Meidani provokon mazhorancën, propozon që policia dhe garda
Ish-presidenti i zgjedhur nga socialistët, Rexhep Meidani, ka akuzuar dje rëndë mazhorancën qeverisëse. Disa ditë pasi kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama, Meidani propozoi dje që Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës të kalonin në varësi të Bujar Nishanit, përkatësisht në duart e Sali Berishës. Pasi bëri lojën e Sali Berishës para zgjedhjeve të 23 Qershorit, Mejdani propozoi që Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës duhet të kalojnë në duart e Sali Berishës, pasi sipas tij, në këtë mënyrë këto institucione bëhen të pavarura. Askush nuk e kishte imagjinuar që ish-presidenti i zgjedhur nga socialistë do të degradonte deri në këtë shkallë. 
 
Meidani e ka cilësuar si domosdoshmëri ndërhyrjet në Kushtetutë për të rregulluar një dualizëm, që sipas tij vihet re ndërmjet Këshillit të Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga Presidenti dhe Komitetit të Politikës së Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga Kryeministri. “Në fushën e sigurisë duhet të rritet edhe roli i Presidentit jo vetëm për Komandantin e Gardës por edhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për t’i dhënë një karakter neutral këtij institucioni”, theksoi Meidani. Lidhur me rolin e Parlamentit në sistemin vendimmarrës të Sigurisë Kombëtare, ish-presidenti deklaron se ky reformim është i nevojshëm dhe sipas tij, duhet të gjendet një praktikë që mirëpërcakton detyrat duke shmangur përplasjet institucionale. Lidhur me këtë çështje, Meidani ka propozuar tre variantet e tij. “Në kushtet e një Republike Parlamentare, në gjykimin tim, të tre varantet, ai i paketës, ai i konceptimit vendimmarrës nën drejtimin e Kryeministrit duke lënë mënjanë Presidentin e Republikës, dhe varianti i tretë i ruajtjes pranë Presidentit të Republikës por me një staf më të fuqishëm pranë institucionit të Presidentit por, pa efektet vendimmarrëse. Sidoqoftë, edhe kjo mund t’i shërbejë funksionimit të detyrave të institucionit të Presidentit në fushat e sigurisë”, deklaroi Meidani. 
 
Ndryshimet ligjore
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i pranishëm në Konferencën për Sigurinë Kombëtare, ka vënë theksin te ndryshimet ligjore për ndarjen e kompetencave të Presidentit dhe ekzekutivit. Braho deklaroi se ka mungesë të ndjeshme të kontrollit Parlamentar mbi institucionet e sigurisë në vend. Sipas Brahos, Shërbimi Informativ Shtetëror është jashtë kontrollit. “Ka munguar analiza Parlamentare për të vlerësuar institucionet përgjegjëse nëse i përmbushin detyrimet që burojnë nga politikat e miratuara të Sigurisë, nga Kushtetuta, nga ligjet të cilat kanë qenë kosto e politikave të ndërmarra”, deklaroi Braho. Joana Tafa
 

Më të lexuarat