BREAKING NEWS

Rikthehet koronavirusi te “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë pacientja, një tjetër transportohet tek Infektivi, ja sa raste konfirmohen pozitive te Senatoriumi

Rikthehet koronavirusi te “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë
x

Politike

Riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar në vendet e botës, Rama: Kush dëgjon këtë komunikim të identifikohet përmes këtij kanali!

Riatdhesimi i shqiptarëve të bllokuar në vendet e botës,

Kryeministri Edi Rama ka folur për riatdhesimin e të gjithë shqiptarëve që janë bllokuar në vende të ndryshme të botës. Rama tha se janë 1379 që kanë dërguar shqetësimin e tyre në kanalin e emergjencës, por gjithsej janë 2163.  Kreu i qeverisë tha se do vijohet me kthimet në atdhe dhe po bëhet një punë e përbashkët dhe me Presidentin.

“Tani dhe një gjë specifike që e kemi diskutuar dhe dje në mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që është për kthimin e shqiptarëve në atdhe. E kemi ndarë këtë shqetësim edhe zyra e Presidenti është e përfshirë intensivisht me ministrisë së Evropës dhe Punët e Jashtme, me ministrinë e Infrastrukturës dhe ministrin për Rindërtimin. Aktualisht janë të identifikuar dhe listuar 1379 shtetas, dhe janë 2163 të raportuar. Kush dëgjon dhe ndjek këtë komunikim të identifikohet përmes kanalit të urgjencës. Ju lutem mos u ankoni për ambasadat se telefoni del i zënë. Mos u ankoni se janë të zënë. Kemi nisur punën për të lehtësuar ardhjen e tyre në Shqipëri. Ndërkohë janë bërë dhe shumë zgjidhje, kemi tërhequr nga Spanja dhe Gjermania, Rumania dhe vende të tjera”, u shpreh Rama.

Më të lexuarat