BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Riformatimi i BE, ‘Deutsche Welle’: Propozimi francez nuk është i vetmi, ka edhe të tjerë (Artikulli i plotë)

Riformatimi i BE, ‘Deutsche Welle’: Propozimi francez nuk

Bashkimi Evropian nuk ia ka kthyer shpinën Ballkanit Perëndimor, por ka vend për përmirësime. Propozimi francez nuk do të jetë i vetmi që do të trajtohet.

Pas bisedimeve të pasuksesshme maratonë të liderëve në tetor të këtij viti, për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE, takimi i tanishëm i ministrave të jashtëm ishte një shans i ri për shqyrtimin e qetë të perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Drejtuesja e takimit, ministrja e Jashtme e Finlandës Titi Tupurainen, tha se debati i fundit ishte vetëm hapi i parë në përgatitjen e samitit të pranverës së vitit 2020, kur sërish do të mblidhen liderët e BE.

„Nuk ka ndonjë konkludim nga ky takim, por ideja është që të dërgohet një sinjal i qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane. Të gjithë ne e mbështesim këtë perspektivë", tha Tupurainen.

Mbështetja formale e Ballkanit Perëndimor është ndoshta edhe elementi i vetëm që bashkon vendet anëtare. Shumica prej tyre janë dakord me vazhdimin e procesit. Qëllimi është që në samitin e majit në Zagreb, ku do të mblidhen krerët e BE dhe Ballkanit Përëndimor, të vendosen bazat e një politike efikase të zgjerimit.

Kërkesat e Parisit

Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme franceze, Amélie de Montchalin foli për një proces më efikas, konkret dhe të besueshëm të zgjerimit. „Tani shohim që procesi nuk po funksionon, sepse po zgjat tepër, është zhgënjyes, zhvillohet sipas automatizmave të caktuar dhe qytetarët nuk shohin ndonjë interes në këtë proces."

Duke folur për propozimin francez, Amélie de Montchalin tha se ai parashikon kushte më të rrepta, mbështetje financiare dhe mundësinë e kthimit mbrapa të vendeve kandidate. Ashtu siç është tani, sipas saj, procesi nuk po jep rezultatet e pritura. Si dëshmi ajo përmendi faktin që përkundër negociatave shumëvjeçare, po vazhdon procesi i zhvendosjes së njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Ka ardhur koha të largohemi nga tregimet e mëdha dhe të shtrojmë çështjen e ndryshimeve esenciale - pra mbështetjes së qytetarëve të Balllkanit Perëndimor, të cilët presin shumë nga BE", tha ajo.

Propozimi francez nuk ishte zyrtarisht në rend dite në këtë takim. Por burimet e informuara mirë thonë se disa vende kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë propozim, ndërsa të tjerat e kanë mbështetur.

Ka edhe propozime të tjera

Propozimi francez nuk është i vetmi dhe kjo është bërë e qartë pas një letre dërguar Komisionit Evropian nga gjashtë vende anëtare. Austria, Italia, Sllovenia, Sllovakia dhe Polonia angazhohen për përmirësimin e procesit të zgjerimit të BE, me kusht që njëkohësisht të vazhdojë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor. Letrën fillimisht e kishte nënshkruar edhe Kroacia, por ajo e ka tërhequr nënshkrimin, me shpjegimin se nuk është në rregull që një vend që kryeson BE-në në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, të pozicionohet zyrtarisht pas ndonjë propozimi konkret.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha pas takimit në Bruksel se këtë propozim e kanë mbështetur edhe disa vende të tjera. "Jemi të gatshëm për një angazhim konstruktiv dhe pozitiv, që çon drejt përmirësimit të procesit të zgjerimit. Vend për përmirësime ka, por këto nuk duhet të jenë kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“, theksoi Schallenberg.

Ndryshime mund të bëjë vetëm Komisioni i ri i BE, sepse ai ka rol udhëhehqës në këtë proces, mendon ministri i Jashtëm i Austrisë. Me këtë qëndrim pajtohet edhe Titi Tupurainen nga Finlanda.

Në Bruksel pritet që Komisioni i ri të marrë detyrën në dhjetor. Më pas ai mund të merret me përmirësimin e metodologjisë së zgjerimit dhe hartimin e propozimeve të reja, që mund të mbështesin reformat në vendet e BE. Ky propozim duhet të përpunohet deri në janar të vitit 2020.

Hartimin e një metodologjie të re e ka paralajmëruar edhe i emëruari për postin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Por edhe ai mendon se reformat e brendshme në BE duhet të bëhen paralelisht me procesin e zgjerimit të BE në Ballkan. Mbetet të shihet nëse Parisi do të pajtohet me këtë "proces paralel".

Më të lexuarat