BREAKING NEWS

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria, sinoptikanët në Greqi tregojnë dy qytetet shqiptare që do të përjetojnë temperatura ekstreme!

Dalin pamjet! Fenomeni i rrallë drejtohet edhe për nga Shqipëria,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit, ja çfarë po ndodh në spitale

Covid-19 në Shqipëri/ 2,643 të infektuar dhe 6 humbje jete
x
BREAKING NEWS

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë

Ndryshime të reja, ky është vendimi i fundit i qeverisë
x
BREAKING NEWS

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit

Prishja e banesave në zonën e 5 Majit, reagon Avokati i Popullit
x
BREAKING NEWS

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim Basha jep paralajmërimin e fortë

Meta caktoi datën, do futet PD në zgjedhjet në 6 bashki? Lulzim
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore

Vjen reagimi zyrtar nga KQZ, publikon datën e zgjedhjeve të pjesshme
x
BREAKING NEWS

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me Shqipërinë”, Spartak Ngjela zbulon arsyen dhe plas deklaratën e fortë: A do e lejojë Rama këtë?

“Erdogan e do me çdo kusht miqësinë me
x
BREAKING NEWS

“Erdogan nuk është hajvan”, Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat e vizitës së presidentit turk dhe bën deklaratën e papritur

“Erdogan nuk është hajvan”, Spartak Ngjela nxjerr
x

Politike

Riformatimi i KED, zbardhet lista me 85 gjyqtarët dhe prokurorët që plotësojnë kushtet, më 3 dhjetor zgjidhen emrat e rinj

Riformatimi i KED, zbardhet lista me 85 gjyqtarët dhe prokurorët

Presidenti i Republikës më 3 dhjetor do të hedhë shortin për të riformatuar Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Teksa ky i fundit po punon për të plotësuar vakancat në Gjykatën Kushtetuese, duket se ka dhe një “luftë” kohe, pasi nëse nuk mbyllet plotësimi i dy vakancave brenda dhjetorit, atëherë ato do mbeten në dorë të KED-së së re. Gazeta ka sigurua listën e kandidatëve që do të zgjidhen me short të premten. Si KLP, ashtu dhe KLGJ me Gjykatën Kushtetuese kanë bërë miratimin e emrave dhe ja kanë dërguar presidentit, i cili sipas burimeve po bën një rishikim nëse kandidatët plotësojnë kushtet e paraqitura në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Ajo që bie në sy është se nga Gjykata e Lartë dhe nga Gjykata Kushtetuese i plotësojnë kushtet të gjithë kandidatët, ndërsa sa i takon prokurove dhe gjyqtarëve, emrat janë ndarë në bazë të gjykatave që ka secili vend. Nga Gjykata e Lartë janë: Sokol Sadushi; Ilir Panda; Ervin Pupe; Sandër Simoni; Klodian Kurushi; Sokol Binaj;  Albana Boksi; Artur Kalaja; Asim Vokshi. Nga Gjykata Kushtetuese janë: Vitore Tusha; Elsa Toska; Marsida Xhaferllari; Fiona Papajorgji; Altin Binaj; Përparim Kalo; Sonila Bejtja. Nga Gjykata e Apelit Tiranë bien në sy emrat: Ridvan Hado; Edlira Petri; Elbana Lluri; Elona Toro;

Genti Shala; Valdete Hoxha. Nga Prokuroria e Përgjithme plotëosjnë kushtet: Olsian Çela;  Thoma Jano; Arqilea Koça; Alfred Progonati; Alma Muça; Anila Leka; Kudusi Shahu; Kujtim Luli; Sokol Stojani.

Përbërja e KED

Sipas ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë: dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese; një gjyqtar i Gjykatës së Lartë; një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme;

dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit; dy prokurorë nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit;

një gjyqtar nga gjykatat administrative. Më tej theksohet se anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi qëndrojnë në detyrë për 1 vit nga data 1 janar e çdo viti kalendarik.

Kriteret për kandidatët

KLP dhe KLGJ kanë përpiluar dy lista, ku përveç emrave që do shkojnë në Presidencë, ka dhe shumë të tjerë të skualifikuar sepse nuk plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. Sipas nenit 221 në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, përcaktohet se mund të përfshihen në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi vetëm ata magjistratë dhe gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët, në momentin e organizimit të shortit, plotësojnë kushtet e mëposhtme: në kohën e hedhjes së shortit magjistrati e ka ushtruar funksionin për të paktën 10 vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese për të paktën 1 vit; nuk ka një masë disiplinore në fuqi; nuk ka filluar një procedim disiplinor para kandidimit; magjistrati ka përfunduar ciklin e plotë katër ose pesëvjeçar të studimeve në drejtësi; magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës; magjistrati është vlerësuar të paktën “shumë mirë” në 2 vlerësimet e fundit etik dhe profesional; magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është nën hetim ose nuk është dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; magjistrati ose gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese nuk është dënuar më parë me sanksion administrativ për shkelje të rregullave ligjore në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktin e interesave.

Hedhja e shortit

Në ligj janë përcaktuar dhe procedurat e hedhjes së shortit. Sipas tij, Presidenti i Republikës, në prani të Avokatit të Popullit, përzgjedh anëtarët e Këshillit me short midis datës 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik. Përveç anëtarëve të parashikuar në pikën 1, të nenit 220, të këtij ligji, Presidenti i Republikës zgjedh edhe një anëtar zëvendësues nga secili institucion në të njëjtin short. Nëse Presidenti i Republikës nuk arrin të përzgjedhë anëtarët e Këshillit deri në datën 5 dhjetor, Kryetari i Kuvendit, në prani të Avokatit të Popullit, i përzgjedh ata brenda datës 10 dhjetor të atij viti kalendarik. Presidenti i Republikës, miraton rregulla të mëtejshme për zhvillimin e procedurës së shortit, të cilat, në çdo rast, duhet t’u përmbahen parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit të procesit.

Ja kandidatët për anëtarë te KED

Lista gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese

1. Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese;

2. Znj. Elsa Toska, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese;

3. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare në Gjykatës Kushtetuese;

4. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese;

5. Z. Altin Binaj, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

6. Z. Përparim Kalo, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

7. Znj. Sonila Bejtja, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata e Lartë

1. Sokol Sadushi

2. Ilir Panda

3. Ervin Pupe

4. Sandër Simoni

5. Klodian Kurushi

6. Sokol Binaj

7. Albana Boksi

8. Artur Kalaja

9. Asim Vokshi

Gjykata e Apelit Tiranë

1. Ridvan Hado

2. Edlira Petri

3. Elbana Lluri

4. Elona Toro

5. Genti Shala

6. Valdete Hoxha

Gjykata e Apelit Gjirokastër

1. Dritan Banushi

2. Enton Dhimitri

3. Irena Brahimi

4. Miranda Andoni

Gjykata e Apelit Shkodër

1. Fuat Vjerdha

2. Astrit Kalaja

3. Valbona Vata

4. Vojsava Osmanaj

Gjykata e Apelit Vlorë

1. Iliba Bezati

2. Margarita Buhali

3. Skënder Damini

4. Sokol Ngresi

Gjykata e Posaçme E Apelit

1. Nertina Kosova

2. Dhimitër Lara

3. Daniela Shirka

4. Saida Dollani

5. Miliana Muça

6. Iliriana Olldashi

Gjykata Administrative e Apelit Tiranë

1. Enkelejda Softa (Metaliaj)

2. Alkelina Gazidede

3. Altina Nasufi

4. Blerona Hasa

5. Rilinda Selimi

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës

1. Klodiana Mema (Veizi)

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër

1. Ramiz Lala

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë

1. Sokol Ibi

2. Etleva Gjamo

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë

1. Eriol Roshi

2. Emiljano Ruli

3. Afërdita Maho (Lika)

4. Arbena Ahmeti

5. Avni Sejdi

6. Bezart Kaçkini

7. Elda Vrioni

8. Elvana Çiçolli

9. Enerjeta Shehaj (Deraj)

10. Erarbër Madhi

11. Gentian Hamiti

12. Gentian Medja

13. Gentiana Muçaj (Qeseja)

14. Nafije Hasko (Curri)

15. Selvie Gjoçaj

Lista e prokurorëve

Prokuroria e Përgjithshme

1. Olsian Çela;

2. Thoma Jano;

3. Arqilea Koça;

4. Alfred Progonati;

5. Alma Muça;

6. Anila Leka;

7. Kudusi Shahu;

8. Kujtim Luli;

9. Sokol Stojani.

Prokuroritë e Apeleve

1. Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);

2. Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);

3. Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);

4. Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);

5. Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);

6. Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);

7. Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);

8. Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);

9. Arta Marku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë).

10. Ledina Riza, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë).

11. Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë).