
Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Rihapet 21 Janari, hetime ndaj Berishës për vrasjen e Aleks Nikës, Hekuran Dedës dhe 6 të plagosurve, ja provat tronditëse të policisë në prokurori. Zbardhet dokumenti me 7 pikat

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021
Lëkunden pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe shumë emra të tjerë që kishin rol politik në vrasjet e 21 Janarit. Sot shënohen plot 10 vite nga masakra ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe në këtë ditë policia ka vendosur të hedhë një hap drejt rihapjes së hetimeve. Sipas burimeve, ditën e djeshme Policia e Tiranës ka dorëzuar një kërkesë në prokurori, ku kërkon riekspertim hetimor për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Po ashtu kërkohet të riekspertim për plagosjen e Fatos Mahmutajt, Sokrat Godes, Erald Boshas, Artes Dybelit, Ilia Qeskos dhe Ilia Papas. Sipas informacioneve, policia ka kërkuar të kryhet riekspertim i predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, të ripyeten personat që kanë dijeni kryesisht ish-efektivë dhe efektivë të Gardës që ishte në shërbim në datën 21 janar. Gjithashtu në letër-kërkesë kërkohet të ripyeten të afërm të viktimave dhe dëshmitarë. Vrasja e Nikës është më e mistershmja e “21 Janarit”. Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua në Turqi ku dhe ndërroi jetë. Akti i ekspertimit datë 5 maj 2014 vërteton se Nika u qëllua me një plumb. Kjo predhë është ekzaminuar edhe në laboratorin e FBI Virginia ku thuhet se ka dalë nga një pushkë me 6 viaska, por predha nuk mundi të identifikohet nëse është qitur nga tytat e pistoletave të dërguara për ekzaminim apo nga tytat e tjera. Predha e gjetur në trupin e Nikës është e kalibrit 9 mm, ndërsa policia thotë se është qitur nga një armë zjarri Mp5. Policia kërkon të kryhet rikëqyrje e pamjeve filmike të fokusuar kryesisht tek Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe të plagosurit. Sipas letër-kërkesës, kërkohet me anë të një shkrese IPSH-së nëse ka apo jo laborator për ekzaminimin kriminalistik në vendet e BE që të ekzaminohet predha e gjetur në trupin e Aleks Nikës. Rasti i tij u nda nga vrasjet e tjera dhe hetimet kanë vijuar deri një vit më parë kur dhe janë pezulluar. Po ashtu policia ka kërkuar që të bëhet një riekspertim i provave për vrasjen e Hekuran Dedës.
Strategjia
Më 21 janar 2011 u vranë gjatë protestës para Kryeministrisë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Për 3 të fundit prokuroria siguroi prova dhe arriti në përfundimin se vrasjet u bënë nga pakujdesia duke sjellë më pas dhe dënimin e ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistit Agim Llupo me 3 vite burg. Por për vrasjen e Aleks Nikës nuk u dënua askush. Por pikërisht polica ka shfrytëzuar këtë dosje për të rihapur masakrën e “21 Janarit”. Sipas ligjit shqiptar, për në ngjarje të gjykuar nuk mund të ketë rihetim, ndërsa rasti i Nikës nuk është i tillë. Duke qenë se për të nuk ka asnjë vendim gjyqësor atëherë të gjitha letrat janë në tryezë dhe nëse prokurori do vërtet të dënojë ata që dhanë urdhrin atëherë kjo është e mundur proceduralisht.
Paralajmërimi i Ballës
Më herët ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili njoftoi se ka pasur një kërkesë për të rihapur dosjen e “21 Janarit”. “Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika më 21 Janar 2011. Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit. Sali Berisha për 10 vite me radhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhrat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit. 10 vite nga masakra e 21 Janarit, drejtësia e re duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit”, tha Balla.
Kërkesa, ka 7 pika
1. Të bëhet rieksperimenti hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
2. Të bëhet rieksperitimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar nga trupin e viktimës, Aleks Nika, kjo duke i kërkuar Institutit të Policisë Shkencore nëse shkenca dhe teknika kriminalistike ekzaminuese ka përparuar.
3. Të bëhet ripyetja e personave që kanë dijeni, kryesisht ish-efektiv dhe efektiv të Gardës, të planëzuar me shërbim në datën 21 janar 2011.
4. Ripyetja e personave pjesëmarrës në tubim, të afërm të viktimave si dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë të re me interes për hetimin.
5. Të bëhet rikëqyrja e pamjeve filmike të tubimit të datës 21 janar 2011 duke u fokusuar konkretisht në vrasjen e shtetasve Ziver Veizi, Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erlad Bisha, Artes Dybelli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.
6. Të kërkohet me anë të shkresës zyrtare në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë nëse ka laborator për ekzaminime kriminalistike në vendet e Bashkimit Europian ose jashtë saj, në gjendje të ekzaminojnë predhën e nxjerrë nga trupi i Aleks Nikës.
7. Si dhe veprime të tjera që mund të dalin nga kryerja e detyrave të mësipërme.
Kliti Topalli
Më të lexuarat


Surprizat në listat e Partisë Demokratike/ Nga Sali Berisha te Jul Deda, zbardhen emrat e kandidatëve të Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit, po kryetari i PD-së në cilin qytet do kandidojë?

Basha nuk ndalet, publikon një tjetër dështim të Ramës: Sipas DASH në Shqipëri është vështirë të bësh ...

Plas keq sherri/ “Ja përse është trembur Meta dhe Berisha”, aktivistja e njohur shqiptare përplaset me ish-deputetin e PD dhe nuk lë gjë pa nxjerrë (REPLIKAT)

Pasi denoncoi me dokumente çështjen e incineratorëve, Kryemadhi “fundos” Lefter Kokën: Ja çfarë më ka kërkuar

“Unë të jam pafund mirënjohës”/ Ndahet parakohe nga jeta mësuesi i njohur shqiptar, Erion Braçe mes dhimbjes së madhe jep lajmin e trishtë: Të qoftë dheu i lehtë profesor! (EMRI+FOTO)

“Ore a jeni në vete?”, Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë për Ilir Metën: A ka fakte? Presidenti është...

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian zbarkon në Serbi, Vuçiç del me deklaratë të fortë: Të përkushtuar ndaj vazhdimit të dialogut me Kosovën! Kjo nuk nënkupton njohjen

“Hallin mund ta ketë të madh”, Spartak Ngjela del me deklaratën ‘bombë’ për Presidentin Meta: Është gjë e tmerrshme kur çmendet mbreti...!

“'Doktoresha' bëri një autogol elektoral”, Romeo Kara del me deklaratën e fortë për Monika Kryemadhin: E ka implikuar veten në kryerjen e dy veprave penale!

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës
