BREAKING NEWS

Pas Shqipërisë, tërmeti i fortë godet Maqedoninë e Veriut, ja sa ballë ishte

Pas Shqipërisë, tërmeti i fortë godet Maqedoninë e
x

Politike

Rihapet disko 'Havana' në Dhërmi, revoltohet keq Braçe dhe paralajmëron: Gjykatësi hoqi bllokimin. Gati dosja

Rihapet disko 'Havana' në Dhërmi, revoltohet keq

Zv.kryeministri Erion Braçe bën me dije se është hequr bllokimi i vënë nga Tatimet për resortin 'Havana' në Dhërmi.

Braçe deklaron se vendimi për të zhbllokuar Havanën është marrë nga një gjykatës i vetëm, ndërsa është hequr shiriti nga një përmbarues.

Numri dy i qeverisë thekson se cdo gjë është bërë e mirëmenduar, ndërsa shton se do të depozitohet apelimi i vendimit te djeshem si dhe kallëzim penal.

'Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallëzimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po bëhet gati dosja e kësaj çështje e lidhur me gjykatën për ne komisionin e #Vettingut!', shkruan Braçe.

Reagimi i plotë:

GJYKATA PRIVATE E EVAZIONIT FISKAL,

HAVANA, KERCENIMET DHE

ZERO MILIMETRA PAS!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille,

ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet,

madje ne “dhome keshillimi”,

ka hequr bllokimin mbi #HAVANADHERMI.

Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet.

Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore,

edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen;

CESHTJA E #HAVANADHERMI ESHTE LENDE E GJYKATES ADMINISTRATIVE!

Me tej,

nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse

nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar.

Pra, cdo gje e miremenduar,

rakorduar e kryer sic deshen;

E GJITHA NE KURRIZ TE INTERESIT PUBLIK, TE ARDHURAVE E BUXHETIT,

DEMTUAR RENDE NGA

MOS DOKUMENTIMI I VIJUESHEM,

I PERSERITUR I QARKULLIMIT TEK #HAVANA.

Kete here edhe ne gjykaten private!

Poo, tani e kam shume te qarte:

EVAZIONI FISKAL

KA GJYKATEN E TIJ PRIVATE,

NE DREJTESINE E VJETER

E TE KORRUPTUAR!

E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes,

paralizuar nga vullneti politik

per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika,

#DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit!

Natyrisht,

kjo eshte beteje e do vijoje,

pa leshuar asnje milimeter!

Ndaj,

tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem,

tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve,

tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e #Vettingut!

Nderkohe,

nuk mbaron ketu!

gaggaa.jpg