Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rihapet shtëpia e pushimit në Velipojë, Manastirliu: Gati për fëmijët e qendrave të përkujdesit

Postuar: 21/07/2018 - 19:54

Pas shumë kohësh, është rihapur shtëpia e pushimit në Velipojë, ku do të kalojnë pushimet fëmijët që jetojnë në institucionet e përkujdesit social në vend.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi shtëpinë e pushimit në Velipojë, ku aktualisht po kalojnë pushimet 30 fëmijë të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës.

“Pushimet patjetër që identifikohen me fëmijët dhe nuk ka se si të bëjnë përjashtim fëmijët e institucioneve tona të përkujdesit. Pas fëmijëve të Shtëpisë së Fëmijëve të Shkodrës, në këtë qendër do të vijnë me 1 Gusht fëmijët e ‘Zyber Hallullit’ dhe me radhë, të gjithë fëmijët e institucioneve publike të përkujdesit për fëmijët pa përkrahje prindërore, do të mund të kalojnë pushimet në këtë institucion të shtetit, për të gëzuar në këto ditë vere, si të gjithë fëmijët e tjerë”, tha ManastirliuSipas ministres, do të sigurohet që të ketë pushime verore për secilin prej 194 fëmijëve të Shtëpive të Fëmijëve në të gjithë Shqipërinë.
 
Gjatë vizitës në Velipojë, Manastirliu u ndal edhe në qendrën shëndetësore verore të hapur në qendër të Velipojës, në shërbim të pushuesve të shumtë që frekuentojnë këtë plazh.
 
Ministrja theksoi se Velipoja ka numrin më të madh të shërbimeve mjekësore të ofruara për pushuesit.
 
“Vetëm në Velipojë 1220 persona kanë marrë shërbime mjekësore gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik. Në të gjithë vendin janë mbi 13 mijë pushues që kanë marrë ndihmën e parë në 26 qendrat shëndetësore verore të hapura në zonat më të frekuentuara turistike”, tha Manastirliu.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2019 - 19:17

Ish-kryeministri Sali Berisha është tensionuar në folturen e Kuvendit ku ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se shqiptarët do ta tërheqin zvarrë ashtu siç bënë me bustin e diktatorit Enver Hoxha.

Postuar: 16/01/2019 - 18:59

Mazhoranca miratoi dekretet e Presidentit sa i takon ministrave të rinj.

Postuar: 16/01/2019 - 18:32

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë nga ku kërkojnë  që të

Postuar: 16/01/2019 - 18:30

Seanca e jashtëzakonshme plenare për të votuar dekretet e presidentit Ilir Meta mbi ndryshimet

Postuar: 16/01/2019 - 18:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar mbledhje me aleatët e PD-së.

Postuar: 16/01/2019 - 17:50

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla nga jashtë ambienteve të Kuvendit komentoi

Postuar: 16/01/2019 - 17:44

Pasi opozita kërkoi që seanca e sotme e jashtëzakonshme të shoqërohej me debat, kërkesë që nuk