BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet

Zhbllokohet dosja e Izet Haxhisë. Pas më shumë se dy vitesh zvarritje, duket se procesi ka hyrë në fazën e tij më të rëndësishme, atë të dorëzimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve. Gazeta ka mësuar se më datë 23 rifillon procesi ndaj Haxhisë ku do të dorëzohet lista me dëshmitarët që do të kërkohet të thirren. Haxhia u ekstradua nga Turqia, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës si pjesëmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit. Procesi ndaj tij nis me shumë bujë, pasi Haxhia akuzon drejtpërdrejt Sali Berishën si të përfshirë në vrasje. Madje ai është në krye të listës së dëshmitarëve që janë thirrur për t’u ballafaquar. Haxhia në seancat paraprake, ku u njoh me dënimin kërkoi ballafaqim me Berishën. Por edhe pse procesi u mbajt peng, duket se tashmë do të hyjë në një fazë krejt ë re. Haxhia ka deklaruar se do të dorëzojë prova të reja dhe do të kërkojë dëshmi nga të gjithë ata që kanë dijeni mbi ngjarjen.

Dëshmitarët

Përveç Sali Berishës, Izet Haxhia ka përgatitur një listë edhe me 41 emra të tjerë që do t’i thërrasë për të dëshmuar për të provuar pafajësinë e tij. Pjesë e listës janë edhe një sërë emrash të njohur si ish-kryeministri Fatos Nano, gazetarët Ylli Rakipi dhe Alfred Peza, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, demokratët Genc Pollo, Jemin Gjana dhe Jozefina Topalli, por edhe ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, por edhe Sali Lusha, Fisnik Sina, Zenel Neza, Mentor Daja, Sami Sula, Erli Murati, Genci Pepo, Kujtim Yzo, Pëllumbesh Gjoni, Marjan Gryka, Guxim Biberaj, Agim Logu, Jaho Mulosmani, Ismet Haxhia, Isamedin Haxhia, Majlinda Popoviç, Dhurata Sina, Arben Rakipi, Agim Selimi, Shkëlzen Lushaj, Lad Mustafa, Ilir Cano, Elvis Gjeci, Afrim Krasniqi, Dem Dollapi, Cek Prozhlloni, Nehat Kulla, Astrit Muldaka, Spartak Poçi, Vili Minarolli, Shkëlzen Susha, Lad Mustafa dhe Besim Ymaj. Të gjithë këta emra janë personazhe që kanë dijeni për ngjarjen dhe mund të japin informacione shumë të volitshme për zbardhjen e plotë të asaj. Madje Fatos Klosi është një ndër ata që e ka akuzuar drejtpërdrejt Sali Berishën se ka gisht në atentatin ndaj Azem Hajdarit.

Provat e reja

Jo vetëm dëshmitarët, por edhe një sërë provash të reja pritet t’u japin një rrjedhë tjetër hetimeve për vrasjen e Hajdarit. Haxhia deklaroi edhe dje se në dorë ka materiale që provojnë pafajësinë e tij, ku përmendim bllokun e shënimeve sekrete të Perikli Tetës; bllokun e shënimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Albert Dervishi; tabulatet e celularëve; kronikën e regjistruar e gazetarit Artan Hoxha; regjistrimin e bisedës me diktofon të Ylli Rakipit me të plagosurin rëndë, Zenel Neza në prani të Berishës tek Spitali Ushtarak. Me gjithë këto dëshmi dhe prova të reja, nëse gjatë rigjykimit të Izet Haxhisë dalin në pah detaje të pathëna më parë, mundet që gjykata të vendosë riçeljen e plotë të hetimit, duke hetuar dhe nxjerrë kështu para drejtësisë fajtorët e vërtetë. Kjo duket se do të shërbejë si kambanë alarmi për ish-kryeministrin Berisha. Haxhia pretendon që përmes dëshmitarëve dhe provave të reja të tregojë se ai nuk ka gisht në ngjarje, por autori i vërtetë është ish-kryeministri. Pak ditë më parë u shënua përvjetori i vrasjes së Hajdarit dhe ish-kreu i SHISH në atë kohë, Fatos Klosi deklaroi se është gati të dëshmojë dhe të vërë në dispozicion të gjitha të dhënat që kishte SHISH. Nga ana tjetër edhe ai akuzon Berishën si të përfshirë.

 

Më të lexuarat