
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Rikthehet 14 shtatori i ’98, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi i vënë flakën Parlamentit, SPAK dhe BKH nisin hetimet për zjarrvënie e dhunë, mediat ndërkombëtare jehonë kaosit në Kuvend

Shkruar nga Rigels Seliman 21 Nëntor 2023

Ashtu siç gazeta “SOT” e ka paralajmëruar prej ditësh, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ortaku i tij Gazment Bardhi i kanë vënë dje flakën Parlamentit, duke rikthyer kështu një14 shtator të dytë si ai i vitit 1998, kur kreu i “Foltores” dhe lakenjtë e tij sulmuan, dhunuan e madje pushtuan institucionet, me pretekstin se ish-deputeti Azem Hajdari u vra nga qeveria e kohës socialiste. Kështu kur duhej të zgjaste 2 ditë, seanca e djeshme e Kuvendit për ligjin më të rëndësishëm në një vit kalendarik, atë të Buxhetit, u konsumua brenda 5 minutave. Me karrigeve pirg, tymit dhe këtë herë edhe zjarrit në sallë, mazhoranca miratoi dje (20 nëntor 2023) në parim projekt buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim. Planin për kaos dhe ‘luftë’ në Kuvend, opozitarët e Berishës dhe Bardhit filluan ta vënë në jetë që në orët e para të mëngjesit. Më shumë se 1 orë para nisjes së seancës u paraqiten në dyert e godinës së Kuvendit.
Çfarë nuk u pa dje
Në hyrje i priste një prezencë e shtuar e Gardës së Republikës, jo vetëm në numër por edhe me kontrolle më të rrepta. Por kjo nuk i pengoi që përmes parfumeve “Tom ford” 275 euro secili në çantat e kolegeve deputete, të fusnin në sallë të paktën 7 tymuese. Deri në përplasje fizike pati edhe Gardën, pasi nuk lejoi që Berisha dhe të tijtë të merrnin foltoren. Gazment Bardhi dhe Ludovik Hasani dyshohet se goditën punonjësin e Gardës. “Ku është ajo mashtruesja që thotë se nuk ka urdhër garde për tu rreshtuar kështu. Ku është ajo mashtruesja”, thotë Gazmend Bardhi duke iu referuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Një orë para nisjes së seancës kishte mbërritur edhe Kryeministri Rama, i cili për herë të parë pas 10 viteve në kreu të ekzekutivit nuk e pati mundësinë t’ia prezantonte ligjvënësve buxhetin. Detyrat më të rëndësishme në këtë seancë Berisha ia kishte lënë numrit dy të Rithemelimit, Flamur Noka. Mali i karrigeve duhet të ishte sa më i lartë. “Piramida duhet të jetë më e lartë”, dëgjohet të thotë Berisha. Madje Berisha i cili në këtë orë do të duhet të ishte para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, që po e heton për korrupsion, futej live në “Facebook”. Në nivelin e detyrës së caktuar Flamur Noka ishte i pari që ndezi një tymuese portokalli, teksa të tjera shumëngjyrëshe pasuan. Për këtë mori edhe përjashtimin e radhës. Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri në seancën e Kuvendit kishte zjarr. Një tymuese e ndezur Bledjon Nallbani, që u vendos në tavolinë nga deputeti Flamur Hoxha, shkaktoi flakët. Zjarri që shpërtheu në sallën e Kuvendit, nga një flakadan dhe që rrezikoi të përhapej edhe me tej u ndez pikërisht në tavolinën ku ulet Lulzim Basha. Basha vetë mungonte në këtë seancë bashkë me grupimin e deputetëve të Partisë Demokratike. Në momentin kur gardistët ndërhynë për të shuar flakët, dëgjohet në sfond zëri i Gazment Bardhit dhe i Edi Palokës. Ata ironizojnë vendin e Bashës duke u shprehur se le të digjet vendi i kryedemokratit. Situata kërkoi reagimin e menjëhershëm të Gardës së Republikës, ndërsa si forcë e shtuar për të shuar zjarrin e kolegëve të tij u angazhua edhe Gazment Bardhi. Pas miratimit të 5 ligjeve me 73 votat e mazhorancës kryeparlamentarja Nikolla mbylli seancën, teksa Flamur Noka gjeti kohën të bënte edhe aktin e fundit, teksa një tymuese e hodhi në drejtim të Nikollës dhe Kryeministrit. Ndërkohë pas përfundimit të seancës plenare, ku u hodhën sërish flakadanë nga deputetët e opozitës si dhe u përfshi nga flakët një tavolinë, në Kuvend kanë mbërritur punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se punonjësit e BKH-së kanë mbërritur për të këqyrur nga afër vendin e ngjarjes.
Reagon Bardhi
Nga ana tjetër ka reaguar edhe deputeti Gazment Bardhi, i cili zbuloi dje se ka dërguar një letër drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe ambasadave të huaja në Tiranë lidhur me përplasjet dhe kaosin e sotëm në seancën plenare. Në letrën e dërguar, Bardhi shprehet se mazhoranca ka tentuar të shuajë zërin e opozitës në Kuvend duke i mohuar nisma ligjore dhe duke mos e lejuar të ngrejë komisione hetimore. Duke iu referuar masave të marra ditën e sotme në Kuvend, Bardhi shkruan se salla e Kuvendit është shndërruar në sallë të Gardës ku gardistët përpiqen të intimidojnë deputetët e opozitës. Sakaq, deputeti i PS Erion Braçe i cili nuk ngriti kartonin për të votuar, në një reagim për mediat sqaroi dje se kartonin ia kishin marrë deputetët e Rithemelimit ndaj ka votuar duke ngritur dorën. “Ngrita dorën se kartonin ma kishte marrë Salihu, s'e gjeta! Kështu që votova me dorën lart”, deklaroi Braçe.
Reagojnë mediat e huaja
Por, kaosi i shkaktuar nga opozita në ditën kur do të diskutohen projektbuxheti 2024, ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare. “Corriere della Sera” shkroi dje se Parlamentin shqiptar e ka përfshirë kaosi, pasi opozita ndezi tymuese e më pas zjarr në kuvend. “Qëllimi i opozitës është të krijojë komisione parlamentare hetimore për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit që mund të përfshijnë zyrtarë të lartë të degës ekzekutive, shkruan kjo media duke cituar “La presse”. Mediat greke e kanë pasqyruar gjithashtu kaosin në Kuvend, duke shkruar se para tymit e zjarrit, personeli i sigurisë u vendos para ulëses së kryeministrit Edi Rama për ta mbrojtur nga incidentet. Media turke “TRT” publikoi pamje nga seanca e tensionuar, duke përfshirë paralajmërimin e Sali Berishës se nuk do të ketë kthim mbrapa deri në rikthimin sipas tij të parlamentarizmit. Po ashtu, edhe rrjeti britanik “BBC News” i ka kushtuar vëmendje situatës së krijuar në Parlamentin shqiptar ditën e sotme. Në rrjetet sociale BBC ka publikuar pamjet kur flakadani mori flakë.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
