Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rikthehet “hemorragjia” në radhët e LSI, të tjerë këshilltarë bashkohen me PS, socialistët urdhër të “shkrijnë” partinë e Kryemadhit

Postuar: 25/09/2018 - 10:10

Lëvizja Socialiste për Integrim është përfshirë nga pakënaqësitë, duke e çuar këtë parti drejt shpërbërjes nga veriu në jug. Një furtunë e madhe largimesh ka nisur prej muajsh, ku shumë anëtarë të këshillave bashkiakë të LSI-së, janë larguar përfundimisht nga kjo forcë politike duke u bashkuar me Partinë Socialiste. Por ditën e djeshme është rikthyer “hemorragjia” në radhët e partisë së Kryemadhit, teksa këshilltarja e LSI në Këshillin Bashkiak Kuçovë,Valbona Hoxha është larguar nga grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’iu bashkuar grupit socialist. Vendimi i Hoxhës u bë publik dje nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçove, ndërkohë që dy ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit të saj. Në letër ndër të tjera, ajo shprehet se kërkon më dëshirën e saj që të bëhet pjesë e grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste duke përfaqësuar elektoratin e saj në këtë subjekt politik. Kujtojmë që zonja Hoxha është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialistë në Kuçovë, grup i cili tani përbën mazhorancën në këshill me 17 anëtarë nga 35 që është numri total i këshilltarëve. Kështu, nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste, 2 prej tyre kanë qenë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 nga partitë e vogla.

“Shkrirja” e LSI, prioritet i socialistëve

Gazeta ka mësuar se drejtuesit më të lartë të PS, sidomos kryeministri Edi Rama kanë urdhëruar vartësit e tyre në bazë që të mobilizohen fort, me qëllim “shkrirjen” e LSI. Madje, gazeta mësoi se për shfarosjen e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga arena politike, Partia Socialiste ka menduar që të aplikojë disa mënyra, kryesisht duke i marrë militantët nga partia. Kështu, pas porosive të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama, baza socialiste ka nisur “gjuetinë” në kërkim të militantëve të zhgënjyer apo jo të LSI. Mësohet se një nga taktikat që socialistët do të përdorin kundrejt militantëve të LSI është se do t’i ftojnë në Partinë Socialiste duke iu kujtuar që në fillim kanë qenë socialistë. Ndërsa një tjetër taktikë që socialistët do të ndjekin për të joshur militantë, është se gjatë kontakteve do t’ju kërkohet që të braktisin LSI, për vetë faktin se kjo parti është një forcë pazaresh dhe jo subjekt politik i qytetarëve. Ndërkohë që në të njëjtën kohë, mësohet se socialistët gjatë takimeve me militantët do t’ju kërkojnë këtyre të fundit që t’i bashkohen PS, pasi LSI nuk do të vijë më në pushtet dhe se vetëm Partia Socialiste iua garanton vendin e punës. Këtë konstatim e pohoi pak ditë më parë edhe vetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila theksoi se drejtorët e saj kanë ikur tek PS.

Lëvizje këshilltarësh në rrethe

Kjo nuk është hera e parë që këshilltarët vendorë braktisin LSI për t’u bashkuar me PS, pasi rrjedhja e vrullshme pothuajse në çdo bashki nisi në muajt e parë të këtij viti, duke vijuar deri sot. Më konkretisht në Bashkinë Fier, janë larguar 7 këshilltarë nga LSI drejt PS; ndërsa në Bashkinë Tiranë 4 këshilltarë. Po ashtu edhe në Bashkinë Gjirokastër janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Korçë 4 këshilltarë. Sakaq, largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Durrës, ku 4 këshilltarë të LSI iu bashkuan PS. Nga ana tjetër në Bashkinë Belsh janë larguar 3 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Vlorë, 4 këshilltarë. Po ashtu largime këshilltarësh ka pasur edhe në Bashkinë Lushnjë, 2 këshilltarë, ndërsa në Bashkinë Skrapar, 6 këshilltarë. Nga ana tjetër, në Bashkinë Kurbin dhe Shkodër kanë ikur 7 këshilltarë të LSI, ndërsa në Bashkitë Pukë, Korçë dhe Devoll plot 8 këshilltarë.

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/12/2018 - 19:45

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me pedagogët e Fakultetit të Gjeologji Minierave në kryeqytet dhe një grup studentësh.

Postuar: 17/12/2018 - 18:27

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i mbledhur këtë të hënë për të zhvilluar seancën publike gjyqësore

Postuar: 17/12/2018 - 18:04

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pedagogët e Universitetit të Gjeologji Minierave.M

Postuar: 17/12/2018 - 18:03

Deputetja socialiste Evis Kusho, e cila është njëherësh edhe pedagoge prej shumë vitesh, shpreh

Postuar: 17/12/2018 - 17:21

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se miku i ngushtë i kreut t

Postuar: 17/12/2018 - 16:20

Protesta e studentëve në Tiranë duket se u ka dhënë zemër edhe atyre në kryeqytetin e Kosovës.

Postuar: 17/12/2018 - 16:05

Ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin Rama gjatë koalicionit mes LSI-PS,  Ylli  Manj