BREAKING NEWS

Djali i saj sulmoi Berishën, jep dëshminë në Polici nëna e 31-vjeçarit

Djali i saj sulmoi Berishën, jep dëshminë në Polici
x
BREAKING NEWS

"Akt i turpshëm dhe skandaloz"/ Sulmi ndaj Berishës, reagon ashpër ‘VATRA’

"Akt i turpshëm dhe skandaloz"/ Sulmi ndaj Berishës, reagon
x
BREAKING NEWS

Deklaroi se Gerti Shehu kishte probleme të shëndetit mendor, doktori merret në pyetje nga policia

Deklaroi se Gerti Shehu kishte probleme të shëndetit mendor, doktori
x
BREAKING NEWS

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës, reagon Met Rrumbullaku

“Gerti Shehu agjenti i policisë”/ Sulmi ndaj Berishës,
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e objektit të shkatërruar, dyshohet se...

VIDEO/ Shpërthimet në veri të Kosovës, publikohen pamjet e
x
BREAKING NEWS

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet shkaku kryesorë, dyshohet se biznesmeni i njohur...

Kryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE në Tiranë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon performancën, ja veprimi që bën Vuçiç (FOTO)

"Hajde ta vallëzojmë vallen e Rugovës"/ Borrell filmon
x
BREAKING NEWS

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep shpresë: Nuk duhet pritur fundi

Kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE? Michel jep
x

Politike

Rikthim Bashës tremb Berishën, kreu i “Foltores” ngre grup auditimi për “të hetuar” ish-kryetarin dhe bën thirrje për revolta, Këshilli Kombëtarë i hapë rrugë “Primareve” në PD

Rikthim Bashës tremb Berishën, kreu i “Foltores” ngre grup

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike, skandal për të cilin ai dje akuzoi Lulzim Bashën, edhe pse prej vitesh e kishte mbrojtur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Gazeta ka mësuar se kryetare e këtij grupi auditi është emëruar Ledina Mandija. Florian Mima, Edmond Spaho,Aldo Bumçi dhe Eno Bozdo janë anëtarët. Rikthimin e dosjes së lobimit rus të PD-së pas publikimit nga informacione nga raporte sekrete amerikane se PD është financuar në 2017 me rreth 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha po vijon që ta përdorë si ‘armë’ për të sulmuar Lulzim Bashën. Edhe në konferencën e së premtes (23 shtator), Sali Berisha, bëri thirrje që komisioni auditit, i ngritur po nga Rithemelimi, të fillojë shpejt punën dhe të bëjë transparencë për akuzat se PD është financuar nga Rusia në 2017. Berisha akuzoi drejtpërdrejt si përgjegjës Lulzim Bashën dhe se do të bëjnë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjnë. Por pavarësisht këtij vendimi, bie në sy fakti se Berisha ka nisur hetimin ndaj Bashës, në shkelje të plotë të Kushtetutës së Partisë, për shkak se gjykata nuk ka folur ende fjalën e fundit se kujt i takon drejtimi i selisë blu. Madje, burime nga “Foltorja” theksuan për gazetën “SOT”, se kjo lëvizje e Berishës vjen në kushtet kur pritet një rikthim i fuqishëm i Lulzim Bashës në politikë dhe në Partinë Demokratike. Kujtojmë se para disa ditësh, SHBA publikuan një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo detyroi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, e të vërë theksin se financimi rus është rrezik për demokracinë.

Vendimet e marra në Kryesinë e PD

Në mbledhjen e datës 26 Shtator 2022, kryesia e Partisë Demokratike me qëllim auditimin e përdorimit të të fondeve të Partisë Demokratike për çështjen Nik Muzin vendosi ngritjen e grupit të auditimit me përbërjen si më poshtë:

Ledina Mandia – kryetare

Florion Mima – Anëtar

Edmond Spaho – Anëtar

Enno Bozdo – Anëtar

Aldo Bumçi – Anëtar

Objekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli,verifikimi, dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017.  Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor. U miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike. U miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

Zbardhet dokumenti: Ja si do zhvillohen 'Primaret' në PD

Ndërkohë pas Kryesisë, dje “Foltorja” ka mbledhur edhe Këshillin Kombëtarë, ku janë marrë disa vendime, ndërkohë që përveçse është bërë thirrje nga Berisha për protesta, janë hedhur edhe akuza të forta në adresë të kryeministrin Edi Rama dhe ish-kreut të PD, Lulzim Basha. Gazeta “SOT” ka siguruar dokumentin sesi do të mbahen të ashtuquajturat "Primare", një bashkësi që përmban rregullat mbi përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend vitin e ardhshëm. Siç shkruhet në dokument, në mbyllje të primareve për zgjedhjet e pushtetit vendor, konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues ai kandidat i cili merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i një selie të PD-së në një qark të caktuar. Por, në rast se asnjë nga kandidatët nuk siguron votat që duhet, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Po ashtu, kandidatët për Primaret mund të propozohen nga anëtarët e PD-së, por edhe mund të vetëpropozohen për garën. "Në rast se asnjë nga kandidatet nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short. Shorti zhvillohet nga KOKOE brenda 24 orëve nga shpallja e rezultatit. Votimet për balotazhin zhvillohen 7 ditë pas datës së primareve dhe konsiderohet i përzgjedhur dhe fitues kandidati i cili merr numrin më të lartë të votave të vlefshme”, shkruhet ndër të tjera. Ndërkohë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha e ka përdorur sërish për të sulmuar paraardhësin e tij, “birin shpirtëror”, Lulzim Basha. Duke iu drejtuar drejtpërdrejtë atij, Berisha i ka kërkuar Bashës që të dalë të shpjegojë se si i ka dërguar paratë ruse në Skoci, teksa e ka akuzuar se me largimin nga zyra ka zhdukur çdo gjurmë.