BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rikthim të vizave/ Reagon ashpër diplomati: Qeveria të reflektojë para...

Rikthim të vizave/ Reagon ashpër diplomati: Qeveria të

Diplomati Agim Nesho i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” u shpreh se vendimi i parlamentit holandez për kthim të vizave për shqiptarët, tregon se qeverisja e Shqipërisë ka probleme. Ai tha se qeveria duhet të reflektojë përpara një katastrofe të mundshme.

“Vendimi i marrë nga parlamenti holandez, që u mbështet nga parti në qeveri dhe në opozitë atje, tregon se vendi ynë ka probleme, duke nisur nga largimi masiv i shqiptarëve deri te lidhjet kriminale të qeverisjes. Qeveria jonë duhet të reflektojë përpara ndonjë katastrofe të mundshme”, deklaroi Nesho.

Agim Nesho tha se vendimi i parlamentit të Holandës për kthim të vizave për shqiptarët duhet të jetë kambanë alarmë. Ai renditi edhe disa probleme kryesore me të cilat përballet sot vendi ynë.

“Vendimi i parlamentit të Holandës duhet të jetë alarmues. Ka një sërë problemesh në Shqipëri, që sigurisht reflektohen edhe jashtë. Është realitet fakti se shqiptarët janë larguar masivisht. Është fatkeqësi që shqiptarët largohen sot si sirianët në luftë apo si afrikanët që preken nga ebola. Ka edhe rritje të kërkesave për azil nga vendi ynë.

Shqipëria ka një sërë problemesh dhe BE i ka evidentuar. Shqipëria, siç thuhet në raporte të BE ka probleme me kapjen e shtetit, korrupsionin, lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, ka mosfunksionim të shtetit”, tha Nesho.

Agim Nesho theksoi se vendi është në krizë dhe hapja e negociatave për në BE duket e vështirë. Për të, duhet konsensus për ta zgjidhur krizën e thellë politike.

Diplomati Nesho tha mes tjerash se nuk duhet të rrezikohet integrimi i Shqipërisë në BE dhe as interesat e shqiptarëve. “Kemi dështuar në ndërtimin e një demokracie funksionale”, tha Nesho.

Më të lexuarat