BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Rindërtimi, Arben Ahmetaj: Në Laç po punohet me shpejtësi për 524 apartamente, gjysma e tyre gati në mars

Rindërtimi, Arben Ahmetaj: Në Laç po punohet me shpejtësi

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte dje në Laç ku pa nga afër projektin e rindërtimit të 524 apartamenteve për banorët që mbetën pa shtëpi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Ai tha se po ndërtohen me shpejtësi banesat dhe premtoi se gjysma e tyre do të jetë gati në muajin maj. “Jemi këtu në kantierin e ndërtimit të lagjes së re, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane. Në mars parashikohet përfundimi i Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit”, tha Ahmetaj. Ndërkohë Veliaj i ka dorëzuar dje çelësat një familjeje tjetër që u prek nga tërmeti dhe për pasojë mbeti pa shtëpi. Kjo shtëpi u ndërtua me kontributet e Xhesika Berberit, të cilën kreu i bashkisë e falënderoi, duke u shprehur se shteti bën aq sa mundet, por ka edhe limite. “Shteti bën sa mundet, por edhe shteti ka limite. Kur shteti nuk i bën të gjitha gjërat vetë, kërkon ndihmë nga shoqëria, nga njerëzit e famshëm, nga ata që kanë mundësi, nga njerëz që frymëzojnë të tjerët. Falë Xhesikës, Adrola Dushit dhe gjithë artistëve të tjerë, që kanë një reputacion, në vend që ta përdorin reputacionin për më shumë vanitet, për Instagram e Facebook, vendosën që këtë reputacion ta shfrytëzojnë për t’i bërë shtëpinë Nuriut dhe Enos së vogël. Ndaj edhe unë e kam zemrën plot me mirënjohje për ta. Ne do ta bëjmë punën tonë, jemi në një fazë ku kemi 1 mijë shtëpi të porositura, por çdo njeri që na heq një pjesë të barrës, na jep një dorë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj shtoi se nëse të gjithë vendosin të kontribuojnë dhe të bashkëpunojnë, vendi bëhet më i mirë. “Është bukur kur zbulon se dikush në anën tjetër të oqeanit, që gjithashtu ka zemër, gjithashtu mobilizon njohjet e veta, nuk zgjedh të shajë dhe të kritikojë, se asnjë nuk është perfekt, por thotë: Unë nuk i bëj dot të 3 mijë shtëpitë, po unë do bëj 2 a 3 sot dhe një që mora përsipër nesër. Nëse si shoqëri funksionojmë në këtë mënyrë, ku secili ndihmon sa mundet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë. Kombi, shteti, Shqipëria janë nocione abstrakte, është shumatorja e njerëzve që e bëjnë vendin dhe nëse shumatorja është pozitive, pra secili bën më të mirën, nuk përçan, nuk shpif, nuk shan, por kontribuon, ndihmon, bashkëpunon, solidarizohet, atëherë edhe vendi bëhet më i mirë”, tha Veliaj.

Më të lexuarat