BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Rindizen debatet, Balla u përgjigjet akuzave: Listat 100 për qind të hapura realitet, PD-LSI të lënë alibitë, gati të negociojmë për draftin

Rindizen debatet, Balla u përgjigjet akuzave: Listat 100 për qind

Vijojnë debatet për listat 100 për qind të hapura, ku ditën e djeshme kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u është përgjigjur akuzave nga PD, LSI dhe Presidenca. Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale i kërkoi mazhorancës socialiste që të reflektojë pasi në të kundërt do të marrin përgjigje nga qytetarët. Por menjëherë ka reaguar Balla ndaj deklaratës së presidentit si edhe për kundërshtitë e PD dhe LSI në Këshillin Politik. Socialistët nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i cilësuan këto si blofe politike. Balla theksoi se hapja e listave tashmë është një fakt dhe ka shtuar se ska më kohë për të humbur. “Hapja e listave tashmë është një fakt dhe nuk ka më kohë për të humbur, për të votuar Kodin Zgjedhor. Humbësit përsëritës duhet të heqin dorë nga ndërtimi i alibive, duke u fshehur pas akuzave dhe blofeve. Ne jemi gati ta diskutojmë propozimin në mënyrë gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë dhe brenda pak javësh duhet të kemi miratuar reflektimin në Kod të ndryshimeve kushtetuese”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm socialist. Nga Belshi Balla u shpreh se me ndryshimet e sjella prej PS, votuesit kanë të drejtë të rendisin kandidatët. Ai sqaroi se lista e kandidatëve do të jetë 100% e hapur. Balla theksoi se çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati apo kandidateje të preferuar. “Lista e kandidatëve të subjektit zgjedhor do të jetë 100% e hapur. Çdo kandidat në listë i nënshtrohen votimit parapëlqyes nga zgjedhësit. Çdo zgjedhës ka të drejtën që krahas partisë apo koalicionit zgjedhor të vendosë shenjën edhe tek emri i një kandidati/kandidateje të preferuar. U jepet e drejta zgjedhësve që të ndryshojnë renditjen e kandidatëve dhe respektivisht ndarjen e mandateve duke vlerësuar ata kandidatë që demonstrojnë që gëzojnë një mbështetje të madhe edhe mbi vetë renditjen e partisë që i propozon. Propozimi ynë ruan plotësisht edhe pragun e përfaqësimit gjinor. Një parim i tillë aplikohet në një sërë vendesh me sistem të ngjashëm elektoral ku zgjedhësit kanë të drejtë të ri-rendisin kandidatët e rrjedhimisht mandatet e fituara elektorale”, u shpreh dje Balla.

Drafti i PS

Në draftin e mazhorancës propozohet që qytetarët kanë të drejtë të votojnë partinë politike dhe një kandidat. Ndërsa sa i takon shpërndarjes së mandateve do të bëhet sipas renditjes së bërë nga kryetari i partisë dhe votat preferenciale. Por një kandidat mund të zëvendësojë kolegun e tij që është më lart në renditje, jo vetëm se ka marrë vota më shumë se ai, por duhet të kalojë edhe pragun e votave mesatare në një zonë zgjedhore. Gjithashtu duhet të ruhet edhe përfaqësia gjinore. Në një intervistë në media, Gjiknuri tha se drafti është për lista 100% të hapura dhe ruajtjen e kuotës gjinore, por PS është e hapur dhe e gatshme të dëgjojë të gjitha propozimet nga PD për gjërat që do të ndryshojnë. Ndër të tjera Gjiknuri sqaroi edhe vendosjen e pragut elektoral 3% dhe se partitë garojnë me kandidatët e tyre të grupuara në koalicion. “Opozita vazhdoi me qëndrimin e saj abstrakt politik, që është mosmarrja pjesë, kundërshtia dhe nxjerrja e një artifice procedurale për thirrjen e ekspertizës së ODIHR-it, pa pasur një çështje konkrete në tavolinë. Duhet kuptuar që ODIHR-i ndërhyn vetëm kur ka një objekt konkret dhe ka drafte konkrete dhe teknike, ku ata mund të japin opinionin se si qëndrojnë këto drafte në përputhje me standardet demokratike të ODIHR-it dhe të OSBE-së”, tha Gjiknuri.

Më të lexuarat