BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rindizet debati për dosjen 184, PD kërkesë Prokurorisë së Dibrës të transferojë çështjen në SPAK, vihen në dijeni edhe ambasadat

Rindizet debati për dosjen 184, PD kërkesë Prokurorisë

Partia Demokratike i është rikthyer debatit për vjedhjen e zgjedhjeve. Pas reagimeve që solli ulja në tryezë me Damian Gjiknurin, PD i ka dërguar dje një shkresë Prokurorisë në Dibër, ku kërkon që dosja 184 t’i kalojë Prokurorisë së Posaçme. Në shkresën që ka dërguar PD, theksohet se dosja duhet të kalojë patjetër në SPAK, duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të strukturuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve. PD nënvizon në shkresë se vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, është kryer nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i Komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhe të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj. “Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoi përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e strukturuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës. Më tej Partia Demokratike ka sqaruar se sipas ligjit, PD ka të drejtë që të marrë të gjitha informacionet në lidhje me vijueshmërinë e hetimeve që do të kryen mbi dosjen 184. Sakaq në letër theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa Prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184. “Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskompetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani”, janë tre kërkesat që ka shtruar PD.

Dosja 184 dhe PD

Në vitin 2016 në Shtator, PD ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, një kallëzim penal për veprat "Dhënie e shpërblimeve dhe premtimeve", "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", "Grup i strukturuar kriminal" dhe “Kryerja e veprave penale nga organizatat kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Sipas PD, në kallëzimin e tyre evidentohen faktet sesi funksionarë të lartë publik, përfshirë kryeministrin, ministra, deputetë, shefin e komisariatit të Policisë së Dibrës, drejtorin rajonal të arsimit, drejtorin e OSHEE-së për veriun, kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për të kryer krimin e blerjes së votave dhe shantazhimit ndaj votuesve, nëpërmjet përdorimit edhe të eksponentëve të krimit të organizuar. “Kjo dosje hetimore është e një rëndësie jetike për demokracinë funksionale në Shqipëri, duke qenë se prek themelin e një shteti demokratik, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Nga ana tjetër, ndëshkimi i krimeve elektorale është një nga kushtet kyçe të vendosura nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian nga Shqipëria”, ka deklaruar PD në shkresë. Më tej PD sqaron se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e kishte lënë këtë dosje në harresë, duke mos ushtruar detyrën e vet kushtetuese për vënien përpara përgjegjësisë penale të personave përgjegjës. Ku tek personat përgjegjës PD përmend deputetët Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia dhe Pjerin Ndreu./Arbjona ÇIBUKU

Më të lexuarat