BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Ristani, Imami e Selami flasin për qëndrimet e Bashës: Mosnjohja e zgjedhjeve nuk do t’i sjellë gjë të mirë PD

Ristani, Imami e Selami flasin për qëndrimet e Bashës: Mosnjohja

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ironizoi pavendosshmërinë e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha lidhur me njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit. Ristani ngriti pyetjen nëse deklaratat e vetë Bashës qëndrojnë njëra pas tjetrës. Ai tha se mosnjohja e zgjedhjeve nuk i sjell asgjë të mirë Partisë Demokratike. Por sipas tij edhe nëse i njohin e hynë në parlament do të jetë qëndrim moral i gabuar. “A qëndrojnë njëra pas tjetrës këto dy deklarime? Zgjedhjet nuk i njoh se janë të manipuluara. Do bej një tur neper Shqipëri te mbledh provat e manipulimit. Sa i përket mos njohjes së zgjedhje, nëse do ta bëjë, unë mendoj se do ta bëjë për qëllime personale, që nuk kanë të bëjnë më me PD-në. Gabimi me daljen nga parlamenti dhe mos marrjen në zgjedhje i kanë kushtuar shumë PD-së. Kanë qenë vendimmarrje të gabuara. Kam përgjegjësi edhe unë, pasi edhe unë kam djegur mandatin. Unë nuk besoj se PD-së i sjell gjë të mirë mos njohja e zgjedhjeve. Nëse do të shoqërohet me mos hyrjen pastaj në parlament dhe do të vazhdojë i njëjti kalvar, derisa ti vënë çelësin Partisë Demokratike. Nëse edhe do i njohin edhe do hyjnë në parlament do të jetë qëndrim moral dhe politik shumë i gabuar”, tha ai. Po ashtu për deklaratat e Bashës ka reaguar edhe ish-rivali i tij Eduard Selami. Ai me anë të një postimi të shkurtër në Tëitter u shpreh se mosnjohja e zgjedhjeve është një akt jodemokratik dhe antishqiptar. Ndërkohë ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, u shpreh se Basha vazhdon drejtimin e partisë ndërkohë që ende nuk është ndëshkuar për gabimet e tij. Imami tha se kreu demokrat i humbi zgjedhjet në një mënyrë shumë të turpshme dhe bëri shumë gabim që nuk e dha dorëheqjen. Sipas tij pavarësisht se u tha që listat e kandidatëve u hartuan nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, Basha e ka bërë vetë listën pa u mbledhur asnjë institucion. “Në moment që Basha mori përsipër pastrimin e partisë, shkeljen e statutit, çdo rregulli të brendshëm demokratik të një partie dhe nuk u ndëshkua për këtë, në momentin kur pas kësaj Basha humbi zgjedhjet në mënyrë klamoroze, të turpshme dhe me një fushatë që nuk kishte fare lidhje me PD-në. Për më tepër, u tha se listat u hartuan nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve por në fakt kryetari i partisë e ka bere vete individualisht pa mbledhur asnjë institucion”, është shprehur ai.  

Më të lexuarat