BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Ristani paralajmëron Ramën: Nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria, do të ketë përshkallëzim të protestës

Ristani paralajmëron Ramën: Nëse nuk do të ketë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet më të fundit politike në vend, sidomos ato brenda selisë blu. Gjatë një prononcimi për mediat, Ristani u shpreh se opozita ka thirrur njerëzit në protestë, pasi kërkon largimin e qeverisë Rama. Megjithatë, sekretari i përgjithshëm paralajmëroi mazhorancën se nëse nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria, pas tubimit të ditës së nesërme, do të ketë përshkallëzim të protestës. “Mua nuk më intereson video, por fakti që vëllai i ministrit të Brendshëm është i dënuar për trafik droge. Partia Socialiste ka edhe njerëz të mirë dhe punëtorë, por Rama është i lidhur me krimin dhe trafikun. Nëse nuk ka reagim protesta do të përshkallëzohet”, deklaroi ai. I pyetur nëse mbështesin ndërkombëtarët protestën e opozitës, Ristani u shpreh besim plotë se ata e përkrahin tubimin. “Jemi bashkë me forcat përparimtare jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë. Partitë simotra janë në përkrahje të Partisë Demokratike dhe ndihet një përkrahje e tyre në të gjithë fushat, pasi PD ka treguar se është shtetformuese dhe do i vijë radha për të ardhur në pushtet dhe për këtë duhet të përgatitesh”, u shpreh ai. Sa i takon audio-përgjimi, Ristani u shpreh se u vendos për t’u publikuar tani, pasi u verifikua vërtetësia, ndërsa shtoi se ishte edhe pjesë e taktikës opozitare. Madje, ai zbuloi se Partia Demokratike është duke bërë verifikime edhe për disa ministra të tjerë. “Janë bërë verifikime, edhe ne duhet të bindeshim për vërtetësinë. Na duhej të kishim një kohë për ta verifikuar dhe pastaj për ta bërë publike, në këtë mes është edhe taktika opozitare. Janë duke u verifikuar edhe disa të dhëna të tjera që implikojnë edhe ministra të tjerë”, tha ai. Duke komentuar deklaratën e Bashës, se dëshmitari ‘X’, është kërcënuar dhe i janë ofruar 200 mijë euro për të ndryshuar dëshminë, Ristani u shpreh se ‘Babalja’ në të kaluarën ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, ndërsa nuk kanë munguar, sipas tij edhe fërkimet elektorale me PD. “Të dhënat i kemi, janë bërë shumë përpjekje për ta intimiduar për ta korruptuar dhe për të mos e lënë të dëshmojë. Kriminelët këtë punë kanë, deri në eliminimin fizik të dëshmitarit, por sa më sy hapur dhe veshë hapur të jemi të gjithë. Ai ka qenë shumë afër me njerëzit e PS, kemi pasur edhe fërkime të vogla në fushata elektorale, e njoh dhe e di se çfarë bën”, nënvizoi Arben Ristani.

Më të lexuarat