Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ristani: Prezantimi i programit u shfrytëzua për të sulmuar opozitën

Ristani: Prezantimi i programit u shfrytëzua për të sulmuar opozitën

Postuar: 12/09/2013 - 22:48

Ndërsa i referohet prezantimit të programit qeverisës dhe kabinetit të tij qeveritar vetëm një ditë më parë në parlament, deputeti demokrat Arben Ristani e ka cilësuar atë si eventin më të rëndësishëm për qytetarët, por që u shfrytëzua për të derdhur mllef ndaj opozitës.

“Eventi ishte me shumë interes, prezantohej programi dhe kabineti qeveritar për katër vitet e ardhshme për Shqipërinë. Sa i përket opozitës, nisi pak jo ashtu siç pritej, nuk kishim në dispozicion programin, e kërkuam , nuk u bë e mundur më pas u njoftuam se nuk do na lihej kohë ta shihnim. Pas negociatash dhe presioni demokratik nga PD, u bë e mundur të na vihej në dispozicion programi dhe koha për ta shqyrtuar.

U mblodhëm në sallë dhe në vend të programit ai përqendrua në sulmin ndaj opozitës, sulmeve individuale ndaj ish drejtuesve të nderuar të opozitës. Kjo shkaktoi një lloj fyerje dhe ne u detyruam të dalim në shenjë proteste. Por nuk bëhet fjalë për bojkot, do jemi aty për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Realisht do ishte mirë të ishte program i plotë” u shpreh Ristani.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr