Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rivendoset stenda me librat e Çamërisë, Idrizi: Akt i paprecedentë

Postuar: 16/05/2018 - 20:01

Në një kohë kur Shoqata “Çamëria” akuzoi ambasadën greke në Tiranë se hoqi stendën me librat për Çamërinë, te Panairi i Librit, mësohet se tekstet janë rivendosur në sallë. PDIU bën me dije se baneri për Çamërinë u rikthye tek stenda ku shiteshin librat, pas ndërhyrjes së Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së.

Ndërkohë përfaqësuesit e Ambasadës Greke, të cilët bën presion për heqjen e këtij baneri, u larguan. Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, tha se heqja e banerit të Çamërisë nga Panairi i Librit te Muzeu Kombëtar, është një akt i rëndë, për të cilin ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duhet të reagojë.
“Është një akt i paprecedentë dhe i bëj thirrje direkte ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, të angazhohet personalisht sepse është folur në emër ministrit Bushati për marrëveshjen politike me ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për të hequr kudo që të jetë emri i Çamërisë. Unë kërkoj që ose ministria e Jashtme ta përgënjeshtrojë këtë gjë ose të thërras përfaqësues të ambasadës Greke të cilët kanë folur me këtë gjuhë të cilin ma ka konfirmuar edhe organizatori i panairit të librit”, – tha Idrizi.

Përfaqësuesit e Ambasadës Greke u larguan edhe nga stendat e Panairit të Librit, ku kishin planifikuar të qëndronin për disa ditë. Ky reagim vjen kur PDIU dhe Shoqata “Çamëria” po organizojnë Javën Çame dhe kanë paralajmëruar marshimin gjigand në Qafë-Botë me rastin e 27-qershorit, ditës së përkujtimit të Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2018 - 10:34

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama i është drejtuar një letër e hapur nga ai që njihet si kryebashkiaku i natës në Tiranë, Briken Fejzullai.   

Postuar: 17/10/2018 - 10:30

Deputeti i Partisë Socialiste,  Erjon Braçe tha se Parlamentin e Shqipërisë kanë hyrë depute

Postuar: 17/10/2018 - 10:20

Lëvizjet e fundit të prokurorisë kanë rritur panikun në radhët e opozitës.

Postuar: 17/10/2018 - 10:16

Kreu i mazhorancës Edi Rama ndodhet në sallën e hartave, në bashkëbisedim me qytetarëve.

Postuar: 17/10/2018 - 10:15

Deputeti socialist Erjon Braçe ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar pak ditë më parë ng

Postuar: 17/10/2018 - 10:10

Ndërkombëtarët janë angazhuar shumë fort që reforma në drejtësi në vendin tonë të rezultojë e suk

Postuar: 17/10/2018 - 10:01

Ish-ministri i Drejtësisë ka deklaruar se kryeministri Rama gjendet në një armiqësi patologjike m