Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Robert Ndrenika i zhgënjyer dhe i fyer: Me keqardhje e them, por tani fillon lufta!

Postuar: 13/06/2018 - 10:44

Aktori Robert Ndrenika është shprehur i zhgënjyer dhe i fyer me bojkotin e deputetëve të Partisë Socialiste dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në Komisionin e Edukimit, ku po diskutohet për fatin e godinës së Teatrit Kombëtar.

Pasi mori fjalën në Komision, Ndrenika tha se mospjesëmarrjen në mbledhje, mazhoranca e majtë dha sinjalin se “duhet të fillojë lufta”. Ai e konsideroi vjedhje të pastër ndërtimin e teatrit të ri nëpërmjet modelit Parneritetit Publik-Privat, ku sipas tij, pjesë kanë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Ndonëse u shpreh i keqardhur për këtë situatë, aktori i madh tha se lufta për të mbrojtur teatrin është e pashmangshme.

“Mospjesëmarrja e tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta. Jo me Korenë e Veriut, por lufta duhet të fillojë. Nuk e kuptoj këtë. Unë erdha që të debatoja me ta, të ndryshonin qëndrim, por ata nuk vijnë. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është vjedhje e hapur. Me keqardhje, por këtu fillon lufta. Nuk na pyet kush, nuk na përfillin, po na përbuzin. Jo vetëm ne si aktorë, por edhe ju (deputetëve të opozitës) po ju përbuzin. Kjo më lë të kuptoj se do të vjedhë edhe kryeministri, edhe ministresha. Më vete mëndja, derisa nuk na përfillin. Më vjen keq për këto që po them, por më dalin nga zemra”, u shpreh Robert Ndrenika.

Aktorë të shumtë shqiptarë kanë shprehur prej kohësh vendimin e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të shkatërruar godinën e teatrit. Ata kanë paralajmëruar rezistencë deri në të tërheqjen e Qeverisë.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2018 - 17:44

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje protesta e banorëve të zonës së ‘Astirit’ në ditën e 16 të protestë së tyre për të mbrojtur shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t’i hapur rrugë proje

Postuar: 19/11/2018 - 17:40

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’,  këshilltari ligjor pranë PD, Gazmend Bardhi ka t

Postuar: 19/11/2018 - 17:26

Partia Demokratike ka njoftuar se banorët e Astirit në Unazën e Re do vazhdojnë të protestojnë de

Postuar: 19/11/2018 - 17:20

Lidhjet mes trafikantëve shqiptarë të drogës dhe mafias kalabreze e njohur me emrin “Ndragh

Postuar: 19/11/2018 - 16:51

Zgjedhjet lokale janë duke afruar, e partitë politike janë duke identifikuar kandidatët të cilët

Postuar: 19/11/2018 - 16:47

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji tha se vettingu në politikë nuk është asgjë tjetër

Postuar: 19/11/2018 - 16:24

Deputetët e PD prej kohësh nuk marrin pjesë në seancat plenare duke e kushtëzuar atë me vettingun