BREAKING NEWS

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga
x
BREAKING NEWS

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm
x

Politike

Robert Papa zbardh të tjera detaje të bujshme për dosjen “McGonigal”: Rama, dëshmi para FBI dhe mund ta ketë shitur ish-agjentin, ja pse amerikanëve u intereson që skandali të kalojë në heshtje dhe mbyllet me pazar

Robert Papa zbardh të tjera detaje të bujshme për dosjen

Gazetari i njohur, Robert Papa, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “SOT”, ka sjellë detaje të reja lidhur meskandalin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ku përmendet edhe emri i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Zoti Papa ka treguar se si Rama po braktiset nga SHBA dhe ka analizuar me detaje dy shkrimet e forta të medieve prestigjioze “Nju Jork Times” dhe “CNN”, të cilat janë habitur nga lidhja sekrete e Ramës me McGonigal.Skandali i spiunit rus potencial Mcgonigal ka nxjerrë lakuriq, të vetëquajturin “liderin global”. Nëse Interpelanca Parlamentare në Shqipëri, do funksiononte si ne SHBA, Ramën do e sillnin me forcë para Parlamentit.

Robert Papa analizon shkrimin e CNN për dosjen “McGonigal”

“Kongresi Amerikan, ka të drejtë të çojë letër-thirrjepër dëshmi.Nëse nuk pranon, mund ta marrë me forcë, madje nëse kundërshton, dërgon Marshallët dhe e ndalon si të burgosur deri sa të marrë dëshminë.Ish-zyrtarë të FBI-së, që kanë punuar me McGonigal, i thanë CNN, kanal ultra i majtë, se ishin të zhgënjyer dhe të ofenduar kur mësuan akuzat. Njëri i quajti akuzat” tmerruese.”Sipas një zyrtari të lartë të FBI, i cili kishte punuar me McGonigal,i ka thënë CNN se “ai ishte shumë i respektuar dhe shikohej realisht si një ekspert në kundërzbulim. Ishte si rockstar, kur kishte çështje të vështira të gjithë thonin ku është Çarli, çfarë po bën në 6 muajt pasardhës.”Si një zyrtar i,lartë ai kishte akses te informacionet më sensitive nën zotërimin e FBI-së si dhe informacione nga CIA dhe agjenci të tjera të informacionit.Në këtë lumnajë të zvetënuar të një krimbi të FBI-së, media jo autoritare në të dy anët e oqeanit, e sponsorizuar nga plaku i pështirë Soros, ka kërkuar ta trajtojë si diçka ordinere, vese dhe afera jashtëmartesore. Nuk është aspak kështu”, thotë Papa për gazetën “SOT”.

Papa: FBI nuk ka tagër të hetojë korrupsionin në Shqipëri

“E njëjta gjë edhe me ata që bërtasin në Tiranë.FBI trajton krimet në SHBA. Jashtë Amerikës terrorizmin ose trafiqet e drogës. FBI nuk heton dhe nuk ka tagër të hetojë korrupsionin në Shqipëri. Fakt. Non Grata ose kufizim i udhëtimit është monopol i Departamentit Amerikan të Shtetit. Mcgonigal nuk e ka pyetur kërkush prej Departamentit, nuk ka pse. Zyra e posaçme në Departamentin e Shtetit bashkëpunon me Departamentin e Thesarit.Por, nuk përjashtohet mundësia, që si favor për Ramën, të ketë çuar informacion në zyrën që përpilon dosjen.Hetimet janë sekrete. McGonigal dhe avokati i tij nuk dinë asgjë rreth hetimeve dhe evidencave ndaj tij.Juria e Madhe ka parë çdo fakt në mënyrë sekrete. Thuajse dy vjet. Prokurori dërgon letër për detyrim paraqitje para Jurisë së Madhe.Akt padia, është vetëm një pjesë pikante nga mijëra faqe hetime, aq sa e mendon prokurori për të hapur dritën që çështja të shkojë në gjykatë”, shprehet gazetari Papa për gazetën “SOT”.

Ja si Rama mund të ketë shitur McGonigal para FBI

“Në hetime, personi A ka fituar mosarrestimin duke bashkëpunuar, personi B ka shitur si kushëririn, apo edhe shefin. Edhe vetë lideri global mund të ketë pranuar të shesë McGonigal, duke dëshmuar për FBI. Këto nuk  i dimë.Spekulojmë se  personi A nuk është arrestuar, pra teknikisht ka bashkëpunuar, por foli për një media shqiptare, duke thënë se nuk i kam dhënë paratë Mcgonigal prej Ramës, pra a mund ta ketë thënë edhe në dëshminë  tij.Ndryshe, nga dëshmitar kthehet sërish i hetuar. Në çdo çast, prokurori mund të nxjerrë false dhe dëshmi të tjera.Gjyqi vendos: A do kemi gjyq në Ëashington apo avokatët e McGonigal do bëjnë pazar të pranojnë disa akuza dhe ai të marrë një dënim më të lehtë dhe ne nuk marrim vesh asgjë.Magjistratja Faruk Zia do paraqesëevidencat për avokatët e  “spiunit” rus më 24 shkurt. Heshtje”, thekson Papa për gazetën “SOT”.

Si mund t’ia hedhë paq Rama?

“Ai do luftojë të pastrojë emrin e tij. FBI nuk dëshiron të nxjerrë pisllëqet në publik. Pra, teknikisht, ne nuk mund të marrim vesh fare nëse ka  dëshmuar, bashkëpunuar apo ka shkelur ligjet amerikane, lideri ynë global.Rama e ka ditur që në shtator se po zhvillohen hetime. Një media amerikane , ka pyetur me shumë gjasa agjiptropistin Fuga dhe përgjigjja a qenë se “Rama ka vetën marrëdhënie miqësore me McGonigal dhe jo publike.” McGinigal ka përdorur e-mailin e tij zyrtar të FBI për të fiksuar një takim mes Ramës dhe një firme amerikane, të cilën kryeministri donte ta punësonte për një iniciativë anti-korrupsioni. Sipas medias amerikane,” FBI nuk i dha aprovimin McGonigalit dhe takimi nuk u krye. Media amerikane shkruan:” Një përfaqësues i Ramës, tha se lidhja e kryeministrit me McGonigal ishte totalisht një lidhje miqësore jo me interes publik.Ne nuk kemi idenë për një Juri të Madhe dhe asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar rreth kësaj. Nuk ka pasur kurrë takime me kompaninë, dhurata, pagesa udhëtimesh, para ose mbasi McGonigal iku nga puna e tij”, shtoi Papa për gazetën “SOT”.

Robert Papa: Rama duhet të përgjigjet, a e ka FBI thirrur për të dëshmuar?

“Nga e gjeti mik, një  “polic: të FBI” ai që ka luajtur basketboll për ekipin  e “policisë së Simon Stefanit”?!A mundet SPAK të kërkojë materiale nga hetimet amerikane derisa administrata amerikane të ketë ndikim nga Soros? JO.Por ashtu si gomarin e nxjerr i zoti nga balta, ashtu edhe globalin e bën provincial, vota shqiptare. Madje ajo votë jo vetëm i heq të drejtën të rrijë ende te ish-zyra e Mehmet Shehut, por edhe të drejtën e lirisë.Rama duhet të përgjigjet: A e ka thirrur për të dëshmuar FBI? A ka dëshmuar për FBI? A i kanë thënë mos fol asgjë nga hetimet? Nëse nuk e kane thirrur, a do të jepte dëshmi, nëse do e thërrisnin si dëshmitar kundër McGonigal në gjyq”, nënvizoi Papa për gazetën “SOT”.

Çfarë shkroi “Nju Jork Times” për Ramën dhe McGonigal?

“Nju Jork Times, gazeta ultraliberale e kontrolluar nga Soros&Co, të premten shkruante: “McGonigal zhvilloi një lidhje miqësore me kryeministrin Edi Rama dhe mori hapa të përfitonte nga politikani.” Gazeta nënvizonte se: “Z.Rama e paraqet veten si reformator dhe si kundërshtar i luftës së Rusisë në Ukrainë, por McGonigal ishte në listëpagesë nga një oligark rus.” Gazeta shtonte se:” dëshira e Mcgonigal për ta takuar Ramën në zyrën e tij, kur në Tirane ka një ambasadë amerikane, tregon se takimi nuk ka qenë aq sekret.”Gazete befas na kujton se është gjallë Lulëzim Basha, i cli sipas Nju Jork Times “shfaqej si gjoja trumpist.” Sa i takon hetimeve ndaj lobistit  Muzin, gazeta kuptonte se ai nuk është shpallur i pafajshëm dhe nuk dihet se ç’po ndodh me hetimet ndaj tij”, sqaroi Papa për gazetën “SOT”.

Dosja McGonigal si “shuplakë” ndaj Ramës

“Peter Lucas te Boston Herald shkruante po të premten se” Lidhja e Ramës te akt padia e McGonigal është një shuplakë ndaj liderit shqiptar, si dhe Amerikës, që haptazi ka mbështetur Ramën, një socialist, kundër Berishës, kreu i Partisë Demokratike.”Lukac shkruante se: “Amerika është ngatërruar shumë me politikën në Shqipëri aq sa ambasadorja Yuri Kim, si një favor për Ramën, u përpoq ta përjashtonte nga Parlamenti Berishën.” Lukas shkruan se: Berisha kërkon ta heqë nga karrigia Ramën më 2025. Berisha është një kundërshtar i Sorosit të cilin e quan arkitektin e korrupsionit.”Elizabeth Stauyter shkruante te Uashington Examiner se: “E përbashkëta e administratës Biden, një karteli droge, Sorosit dhe një të arrestuari nga FBI.” Ajo sjell ndërmend shkrimin e Tom Roganit në shtator;”Ai vuri në pikëpyetje tolerancën e madhe nga administrata e Biden ndaj korrupsionit të qeverisë shqiptare.”Rogan shkruante në shtator:” Fakte te rënda sugjerojnë se Rama mund të jetë i lidhur vet direkt me një aleancënarkotrafikante me  Shqipërisë dhe përbindëshave të një karteli me bazë në Meksikë.” Ai shkruante se “administrata Biden jo vetëm ka bërë një sy qorr, por po sulmon edhe opozitën.”Peter Lap dikush oficer i kundërzbuilimit ne FBI, nën McGonigal i tha CNN se”rasti i tij është një turp i madh për FBI.” Drejtori i FBI tha se“Ishte FBI, që e hetoi,ndërtoi çështjen dhe e arrestoi”, bën me dije Papa për gazetën “SOT”.

Robert Papa: Sulmi nga CNN tregon se kandili i tij po shuhet

“Nuk ka akuza për spiunazh, vazhdon CNN por për korrupsion. CNN thekson lidhjen sekrete me kryeministrin e ShqipërisëPeter Lapp thotë se “Ai bërtiste dhe ulërinte  kur punoja për të dhe e quanim  McGonigal Hotuash”CNN nënvizon se FBI kishte vite qe e hetonte  McGonigal. Njerëzit që kanë marrë pjesë rreth çështjes, thonë se ai ishte në survejim prej muajsh.Pra veç filmimeve me para cash në parking, a mund të ketë survejim ndaj Ramës? Solla dy media një ultra liberale dhe një një ultra të djathtë, ekstreme. Të dyja mediat nuk kanë ndikim si dikur, por Rama është lakuriq, sidomos sulmi nga NY Times, ku ai dikur më 1997 me një shok të tij majtist, e sot analist, arrinin të botonin, te rubrika “Letra Editorit”, ose citoheshin te shkrimet anti-shqiptare të Jane Perlezit, kundër Berishës më 1997 duke mbështetur 3 gisht-ngritësit në Vlorë.Sulmi nga CNN tregon se kandili i tij po shuhet. I hetuar nga FBI, të paktën dy herë, një herë për foton e Obamës, tashmë me “spiunin” rus, por nëse ka fakte nga akuza e Examiner për lidhjet me kartelin e Meksikës, aty FBI ndërhyn dhe nuk kërkon leje nga Departamenti i Shtetit.Ai ka rënë peng i mendjemadhësisë, babazisë për fitime dhe një kompleksi fshtaresk inferioriteti. U mburrka se e paska futur te zyra e FBI në Nju Jork, McGonigal. Sa  turp. A e di  ai, se asnjë kryeministër  nga asnjë vend i botës nuk shkon te zyrat e FBI si kryeministër? Nëse ka hyrë ndryshe, do vijë koha ta thotë. Kandili po shuhet”, deklaroi gazetari Papa për gazetën “SOT”.