BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Politike

Roland Bejko: Berisha lider që s’premton, është i plakur dhe i konsumuar, nuk ka shanse që të shkarkojë Bashën nga drejtimi i PD

Roland Bejko: Berisha lider që s’premton, është i plakur

Anëtari i Këshillit Kombëtar, njëherësh ish-kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, ndërsa ka kritikuar gjuhën e përdorur dhe vendimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të zbritur në një tur takimesh në bazë, me qëllim njohjen e kësaj të fundit me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentare demokrat. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, zoti Bejko u shpreh se Berisha është lider që s’premton, pasi është i plakur dhe i konsumuar dhe sipas tij, ai nuk ka shanse që të shkarkojë Bashën nga kreu i PD. “Nëse ka diçka që Basha e ka mbushur kupën, ky është proces i gjatë. Aspektin moral Berisha nuk e ka. Flet për bashkim, por rrezikon ta çajë PD. Flet për bashkim, prurjen e saj në pushtet. Nuk mendoj që PD të vijë në pushtet me një lider që ka disa probleme, moshën, përkrahjen dhe konsumimin. Faktori i katërt kundër është fakti që Berisha flet për bashkim dhe shoh se rreth tij bashkohen të gjithë. Por në parimin që armiku i armikut tim është miku im, do të gjejnë një mënyrë të rrëzojnë Bashën. Nëse flasim për të rrëzuar dikë që është legjitim, por është grusht shteti brenda partisë. Berishës i duhen 3 mijë firma të anëtarësisë, të Kongresit që të kërkojë ribërjen e Kongresit të PD. Them se nuk arrin deri këtu. Mendoj që Berisha nuk do të ketë mundësinë të shkarkojë Bashën. Nuk do e ketë mundësinë. Do tentojë, mund të mbledhë 3 mijë firma, por nuk arrin ta shkarkojë sepse nuk do të lihet nga faktorë të tjerë. Nuk do ta lënë PD të udhëhiqet nga një person me etiketën “non grata”. Edhe nëse nuk do ta kishte, prapë është i konsumuar për një pjesë të madhe të opinionit”, deklaroi ai. Ndërkohë, zoti Bejko e cilësoi aksionin e ish-kryeministrit Berisha në bazë si eksperiment. “Unë mendoj se do të tentojë Berisha, do të bëjë një testim, do të shohë si do të eci, faktorë që vetë nuk janë shprehur”, nënvizoi ish-kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko.

Më të lexuarat