BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x

Politike

Romana Vlahutin ultimatum bashkive: Mblidhni të ardhurat dhe investojini në shërbim të qytetarëve

Romana Vlahutin ultimatum bashkive: Mblidhni të ardhurat dhe investojini

Performanca e pushtetit vendor në çështje që lidhen me Bashkimin Evropian ishin dje në fokus të delegacionit të BE në Shqipëri, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kryebashkiakëve shqiptarë. Ditën e djeshme u zhvillua një takim në Tiranë dhe diskutimet u përqendruan në progresin e bërë drejt ngritjes së sistemeve efektive institucionale dhe administrative për avancimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendor. Deri në janar të vitit 2018, me mbështetjen e projektit "Bashkitë për Evropën" të financuar nga BE-ja, janë ngritur në çdo bashki shqiptare “Kënde të BE-së”, që u drejtohen autoriteteve vendore dhe publikut shqiptar me informacione mbi BE-në, politikat, fondet dhe programet e saj. Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e pranishme në këtë aktivitet, u shpreh se anëtarësimi në BE përfshin të gjitha nivelet e qeverisjes. Sipas saj, Shqipëria nuk do të zhvillohet nëse të gjitha pjesët e saj nuk do të jenë në gjendje dhe mjaftueshëm të forta për t’u zhvilluar gjithashtu. “Decentralizimi fiskal është thelbësor në mënyrë që bashkitë në Shqipëri të marrin kontribute të konsiderueshme tatimore nga bizneset që operojnë në territoret e tyre.Raporti për të ardhurat vendore janë vetëm 14%, më i ulëti në rajon. Të ardhurat nga pushteti vendor në Shqipëri përfaqëson vetëm 9 % të PBB për frymë, por mesatarja e BE është 25 %. Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe t’i investojnë në shërbime të qytetarëve. Është e qartë që decentralizimi i famshëm fiskal është thelbësor. Më lini të marr shembullin e Kukësit që është një prej zonave më të varfra në Shqipëri. Të paktën 70% e energjisë në nivel kombëtar prodhohet atje dhe bashkia nuk merr asnjë përfitim financiar. Edhe në Bulqizë nga industria minerare dhe 5% e të ardhurave i shkojnë bashkisë e cila ka nevojë për fonde. Bashkitë duhet të përfitojnë nga bizneset që punojnë në territorin e tyre. Bashkitë duhet të jenë në gjendje që të mbledhin të ardhurat e tyre dhe ti investojnë në shërbime të qytetarëve. Është thelbësore që faza e ardhshme e përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE të bëhet në bashkëpunim të plotë me njësitë vendore”, tha Romana Vlahutin.

Më të lexuarat