BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Politike

Romeo Kara: Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha, dënimi i ish-kryeprokurorit kambanë alarmi edhe për ta, po shkohet tek të paprekshmit

Romeo Kara: Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha, dënimi i

Juristi Romeo Kara e sheh dënimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla si sinjal për goditjen e pushtetarëve të lartë në Shqipëri. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua tre ditë më parë me 2 vjet burg nga Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Por në lidhje me këtë zhvillim të fortë dje ka reaguar edhe juristi Kara. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” shprehu bindjen se dënimi i ish-kreut të akuzës i ka hapur rrugë luftës kundër pandëshkueshmërisë në vendin tonë. Madje, shtyrja e Llallës drejt burgut, sipas zotit Kara, është sinjal i pastër se po shkohet tek të paprekshmit, ndërsa kërkoi edhe konfiskimin e pasurisë së ish-kryeprokurorit. “Dënimi i Llallës, i lehtë në dukje, ka një vlerë realisht të madhe, pasi hap siparin e ndëshkueshmërisë kaq të shumëpritur në Shqipëri. Pavarësisht se ai u dënua vetëm dy vjet, të cilat duken shumë pak nëse vlerësojmë pritshmërinë e publikut, sërish ky dënim është shumë i rëndësishëm. Procesi penal kundër tij u zgjat, por falë një monitorimi shembullor, nuk doli fiasko, por me një dënim. Ish-Kryeprokurori i Republikës shpallet fajtor në të dyja shkallët e gjykimit, pasuria i konfiskohet dhe ai duhet të vuajë dy vjet dënim me burg. Llalla u zhvlerësua tërësisht dhe drejtësia tregoi se, kur ajo ka dëshirë e vullnet, mund ta realizojë barazinë përpara ligjit”, deklaroi ai.

Pas Llallës fshihen Meta dhe Berisha

Por dënimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla duket se do t’iu hapë telashe edhe dyshes Berisha-Meta. Të paktën kështu mendon juristi Romeo Kara, i cili gjatë reagimit të tij për gazetën “SOT”, akuzoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se kanë qenë mentorë të ish-kryeprokurorit Llalla. Madje, prerë dhe qartë zoti Kara theksoi se dënimi i ish-Kryeprokurorit është kambanë alarmi edhe për presidentin dhe ish-kryeministrin. Sipas tij, zotin Llalla e katapultuan në krye të institucionit të akuzës Berisha dhe Meta. “Monitorimi që iu bë procesit “Llalla”, flet qartë se, miqtë e tij, të cilët e emëruan dhe e mbajtën në atë post, sigurisht që kanë tentuar ta ndihmojnë për t'i shpëtuar një dënimi të mundshëm, pasi ky dënim është sipari i hapjes së dënimeve edhe për vetë ata, por gjykoj që e patën të pamundur për ta konkretizuar një ndihmë të tillë. Parë në këtë këndvështrim, dënimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla është një sukses i drejtësisë së re. Largimi i tij kuturu, flet për një pamundësi garancie se, ai do t'i shpëtonte këtij dënimi nëpërmjet ndërhyrjes së miqve të tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ndëshkimi këtë radhë e gjeti rrugën, ndërsa Adriatik Llalla dhe për disa kohë do të bredhë rrugëve me dënimin që do ta ndjeke nga pas”, nënvizoi ditën e djeshme ndër të tjera juristi Romeo Kara për gazetën “SOT”.