BREAKING NEWS

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së
x
BREAKING NEWS

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar
x
BREAKING NEWS

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu
x
BREAKING NEWS

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon
x
BREAKING NEWS

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet
x

Politike

Romeo Kara: Përgjimet e reja për vrasjet në ‘21 janar’ do shkaktojnë valë arrestimesh, ja halli që i ka bërë bashkë Berishën dhe Metën dhe plani përfundimtar i kryefoltoristit për të tronditur PD e Shqipërinë

Romeo Kara: Përgjimet e reja për vrasjet në ‘21

Juristi i njohur Romeo Kara ka komentuar zhvillimet e fundit duke folur për provën e re që ka dalë për vrasjet në 21 janar, rrezikun e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj lidhur me çështjen e inceneratorëve, bashkëpunimin Meta-Berisha dhe protestat e dështuara të opozitës. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Romeo Kara u shpreh se nëse përgjimet që kanë dalë provohen se janë autentike, së shpejti do të ketë arrestime.

-Zoti Kara, këtë të shtunë që shkoi janë shënuar 12 vite nga protesta e 21 janarit 2011, ku dhe fatkeqësisht mbetën të vrarë 4 persona. Por sa i takon kësaj masakre kanë dalë edhe disa përgjime, teksa dëgjohet ish-kreu i Gardës që urdhëron vartësit e tij të qëllojnë mbi protestuesit. Si e shihni këtë zhvillim të fortë dha a mund ta ndryshojë rrjedhja e hetimeve pas daljes së këtyre provave të reja?

Besoj se prokuroria se pari, duhet të verifikojë vërtetësinë e këtyre përgjimeve dhe marrjen e tyre në konsideratë si prova të reja. Gjithçka më pas do të sjell qasjen e duhur dhe të shumëpritur ndaj kësaj çështjeje, e cila sigurisht që do të rihapet, pasi ligji këtë gjë parashikon, kur dalin në dritë prova të reja të kësaj rëndësie. Besoj se të akuzuarve do t'u bashkohen edhe ata që fshehën provat, i dëmtuan ato apo dhanë dëshmi të rreme. Fatmirësisht në rastin e kësaj çështjeje, nuk do të pijë ujë loja me afatet e parashkrimit të veprës penale. E përsëris, nëse përgjimet provohen se janë autentike, se shpejti do të shohim në bankën e të akuzuarve, të gjithë zinxhirin e shkaktarëve të masakrës së 21 janarit 2011 në Bulevard.

-Ndërkohë ka zëra se i rrezikuar dhe madje mund të shkojë drejt ndjekjes penale është edhe ish-zv/kryeminstrit Arben Ahmetaj sa i takon aferës së inceneratorëve, për shkak se u amnistua nga 2 prokurorët e SPAK. A mendoni se Ahmetaj rrezikohet, nisur edhe nga fakti që sot në burg janë ish-ministra si Saimir Tahiri dhe Lefter Koka, duke qenë se PS ka treguar se nuk kthehet në burojë për askënd që ka shkelur ligjin dhe është përfshirë në zullume?

Asgjë nuk është çudi. Çdokush që ka konsumuar vepra penale, kushdo qoftë ai duhet të  përballet me ligjin. Instalimi i drejtësisë nuk bëhet me përzgjedhje.  Sfida është që të goditen dhe ndëshkohen pikërisht kokat e korrupsionit si dhe të konfiskohet pasuria haram e tyre. Dhjetëra miliardë euro, të barabarta me disa buxhete shtetërore i ka zhvatur kjo klasë politike e korruptuar e këtij vendi, e këtij populli. Ajo ç'ka i mungon fukarait, gjendet me shumicë tek hajdutët e politikës. Jeta e mohuar e gjithë secilit prej nesh, është përkthyer në pasuri marramendëse, vila, llogari bankare, pushime luksoze dhe kos për të lyer bythën qeveritarët tanë. Asgjë pikë mëshirë nuk duhet pasur për shkaktaret e vuajtjeve të këtij populli, përkundrazi është shumë mizore të jesh i mëshirshëm me ta. Shpresoj të dalin edhe emrat e tjerë të përfolur lidhur me këto afera, duke i treguar publikut se, imagjinatës ia kalon vetëm grykësia e korrupsionit.

-"Foltorja" mbylli primaret dhe duket se PD do shkoj e ndarë, pra me dy kandidat në zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023. Keni një koment për sherrin që mbërthyer Partinë Demokratike dhe procesin e primareve të Berishës?

Primaret treguan se, ishin thjesht një proces fasadë dhe demagogjie, gjë që u faktua edhe nga akuzat publike që erdhën nga vetë aktivistë të PD-së deri nga përtej oqeanit. PD-së do t'i duhej mbase një fryme e re, njerëz të rinj dhe qasje të reja ndaj politikës, problematikave të vendit dhe zgjidhjeve të mundshme sipas konceptit konservatorik, duke u ndarë nga e kaluara kriminale, korrupsioni dhe pengmarrja e Berishës. Procedura e primareve tregoi se, nuk e preku thelbin dhe se u përdor thjesht si një make-up, për të fshehur realitetin e pandryshueshëm berishian brenda PD-së. Berisha në pamundësi për ta kontrolluar të gjithë PD-në e përçau atë dhe do të mundohet ta ruajë deri në fund ndikimin e tij mbi të. Atij nuk i intereson uniteti i saj përpara hallit të tij, përndryshe do të ishte distancuar prej saj. Ai do të jetë aty, me kandidatët e tij duke ushqyer me vetëdije përçarje dhe destabilizim jo vetëm brenda PD-së, por edhe vetë Shqipërisë. Berisha është pikërisht si thoni edhe ju; sherrxhi, përçarës dhe destruktiv.

-Si ju duket bashkëpunimi Meta-Berisha? Do jetë i suksesshëm?

Ka qenë botuar dikur një novele me titullin:"Kur përqafohen djajtë", autorin e së cilës nuk e mbaj mend. Pikërisht përqafimin e djajve shikoj tek bashkëpunimi i tyre. Në njërin krah kemi Bashën me të tjerë që distancohen nga Berisha për vetë atë ca ai përfaqëson në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, ndërsa në krahun tjetër kemi Metën që  i ngjitet atij nga pas. Të dy kanë  të njëjtën karakteristikë që nuk kanë shokë dhe janë të pabesë, prandaj nuk duhet kërkuar asnjë lloj vlere apo parimi në bashkëpunimin e tyre. Ata thjesht i bashkon i njëjti hall, përballja me drejtësinë dhe ndëshkimi prej saj. Një mjeshtër sixhadesh dikur më ka thënë se ishte në gjendje të dallonte 18 variante të ngjyrës së zezë, gjë që të pamësuarit e kanë shumë të vështirë.  Unë shoh tek ta thjesht variante të ndryshme të së zezës morale, hajdutët e pasurisë publike dhe kokat e krimit në  Shqipëri. Aq shumë i ka bashkuar mëkati, sa mund të themi se janë bërë një dhe se një do te ishin edhe nëse nuk do ta reklamonin bashkëpunimin e tyre. Deri më tani bashkëpunimi i tyre për ta zhbërë Shqipërinë ka qenë i suksesshëm, por përballjen me drejtësinë jam i sigurt që do ta humbin. Të dy kanë kohë që nuk po i hanë të qetë paratë e vjedhura, përkundrazi duket sikur janë paratë e vjedhura që po i hanë ata.  Kjo është dialektika klasike e krimit. Ata nuk i bashkon asnjë vlerë apo merak për Shqipërinë përveç se halli për të ndenjurat e tyre, prandaj as nuk shoh dhe as nuk i uroj sukses këtij bashkëpunimi.

-Sali Berisha dhe Ilir Meta thuajse çdo ditë bëjnë thirrje për protesta edhe përmbysjen e qeverisë me dhunë. Por duket se deri më tani ato kanë mbetur në kuadrin e deklaratave, pasi protestat kanë përfunduar në tubim sindikatash. Ku çalon problemi që qytetarët nuk i përgjigjen thirrjes së Berishës dhe Metës për protesta, edhe pse vendi duhet të buçiste nga revoltat, duke qenë se në pushtet është PS që ka 3 mandate?

Pikërisht pse bëjnë këta të dy thirrje për revolta, nuk ka revolta edhe pse duhet të ketë revolta. Kjo quhet pastër dhe qartë pengmarrje politike. Qytetarët janë të lodhur, të përçarë, të pamotivuar dhe të padrejtuar. Deri më tani atyre iu është thënë ca ata kane dashur të dëgjojnë, ndërkohë që qeverisjet nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me premtimet elektorale. Në Shqipëri mungon lidershipi, i cili realisht duhet t'u hapë sytë njerëzve, t'u tregojë problemet dhe zgjidhjen e tyre, t'i motivojë nëpërmjet shembullit të tij, t'u krijojë besim e shpresë, t'u zgjojë respektin për veten, njeriun e ndershëm, dashurinë për familjen dhe vendin, të bukurën, të drejtën dhe hyjnoren. Lidershipi duhet të jetë aspirues real i ndërtimit të një shteti shqiptar që do të jetë mbrojtës dhe garant i të drejtave të shqiptarëve kudo që janë dhe ndërtimit të një shoqërie vlerash, dinjiteti dhe meritokracie larg këtij realiteti dhe kësaj eksperience tragjike 30-vjeçare. Shqipëria dhe qeverisja e saj duhet t'u kthehen shqiptarëve duke ndërtuar si garant shtetin e mirëqenies dhe të së drejtës, ku jo vetëm shqiptarët do të jetojnë si sovrane me vendimmarrje direkte, por, edhe vetë ligji do të gëzojë sovranitetin  e tij. Jemi në përfundim të një epoke historike, për të cilën nuk mund të jemi aspak krenare, por, që ka vlera për t'u mbajtur mend, me qëllim për të mos u përsëritur më. Lufta kundër korrupsionit është mjeti më efikas për të ardhmen e Shqipërisë.  Ndëshkimi shembullor i korrupsionit qeveritar do të vriste motivin kryesor për të cilën dikush ka milituar në politikë deri më tani, vjedhjen e parave publike dhe pasurimin nëpërmjet keqpërdorimit të pushtetit. Kontrata sociale me politikën e përfaqësuar ka rënë duke e bërë të ligjshme dhe të detyruar që ky popull të ushtrojë direkt sovranitetin e tij nëpërmjet revoltave dhe revolucionit. Dinjiteti i këtij populli do t'i rikthehet kur ai të çohet prej vendit të ulët të poshtërimit ku e ka vënë kjo politikë 30-vjeçare. Kjo Europë dhe kjo demokraci ku ne aspirojmë që të shkojmë, është produkt i tre revolucioneve sipas renditjes kohore: amerikan, francez dhe atij industrial anglez. Shqiptarëve iu mungon revolucioni i tyre.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat