BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Politike

Romeo Kara plas “bombën”: Disa ish-kryeministrave u janë bllokuar pasuri jashtë vendit, më i varfri ka 5 mln euro, shumë emra do bëhen shembuj nga SHBA

Romeo Kara plas “bombën”: Disa ish-kryeministrave u janë

Juristi Romeo Kara ka dalë dje me një paralajmërim të fortë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, juristi Kara shkruan se shumë shpejt drejtësia do të godasë në vendin tonë edhe në radhët e ministrave dhe ish-kryeministrave, të cilët na kanë vjedhur vendin në 30 vitet e fundit. Madje, ai u shpreh i bindur se vendi do të bëhet shumë shpejt një shembull i luftës antikorrupsion. “Tashmë platforma amerikane për ta luftuar korrupsionin në vendet e origjinës, po i paraprin pikërisht këtij procesi, risive në të drejtën ndërkombëtare dhe sovranitetit të bazuar në moral dhe zbatim korrekt të ligjit. Shumë shpejt, Shqipëria do të bëhet një shembull unik i luftës kundra korrupsionit”, tha ai. Ndër të tjera, juristi Romeo Kara, zbuloi se pasuritë e disa prej atyre që kanë qenë kryeministra janë bllokuar sipas tij jashtë vendit. Ai theksoi se ai që cilësohet si më i varfëri ka rreth 5 milionë euro. “Edhe pse nuk janë bërë akoma publike, pasuritë harram të disa prej ish-kryeministrave thuhet se janë bllokuar jashtë vendit dhe më “fukarait” prej tyre, i janë bllokuar se fundmi rreth 5 milionë euro. Pas kryetarëve të bashkive, të cilët filluan të procedohen penalisht së fundi, radhën do ta kenë të tjerë kolegë të tyre dhe më pas ministrat dhe sigurisht kryeministrat me radhë, si ideues, zbatues dhe garantues të genocidit 30-vjeçar, që elita politike shqiptare, ushtroi ndaj popullit të saj”, deklaroi ai.

Juristi akuza ndaj politikanëve

Më tej juristi kara u shpreh, se ata që ai i cilësoi si sovranistë, sipas tij, vetëm kanë mashtruar dhe vjedhur për të ardhur në pushtet. Ai theksoi, se sovraniteti në vend duhet që t’i takojë popullit në bazë edhe të ligjeve, ndërsa vijoi më tej duke thënë se në të vërtetë sovranitetin nuk e ka populli. “Sovranistët” shqiptarë të kohëve të fundit, akoma duan të besojnë se, sovraniteti mund të jetë një vjedhje e përjetshme me anë të qeverisjes si dhe vjedhje e përjetshme e të drejtës për të qeverisur me anë të parave të vjedhura. Sovraniteti i tyre, mashtro për të ardhur në pushtet, vidh përgjatë ushtrimit të pushtetit dhe blej zgjedhjet, tashmë iu duket atyre i ligjshëm dhe i drejtë, pasi për 30 vite politika e vjedhjes fitoi realisht qytetarinë në Shqipëri. Me Kushtetutë, sovranitetin e ka populli, por në realitet, vetëm populli nuk ka sovranitet në Shqipëri”, shkruan juristi Romeo Kara. Sipas tij, sovranitetin e ka marrë politika. Ai theksoi se nga ana tjetër, qytetarët janë kthyer në lypës të të drejtave të tyre. “Sovraniteti është degdisur në derexhenë e pazarit politik dhe populli në lypës të të drejtave më elementare të tij. Sovranistët-pazarxhinj as që e kishin vënë ujin në zjarr lidhur për sa më sipër, sepse përpjekjet për drejtësi brenda Shqipërisë i luftuan, i sabotuan dhe kontrolluan suksesshëm, por nuk morën parasysh faktin që mandata do t’u vinte nga jashtë. Bazuar në të drejtën e deritanishme ndërkombëtare, ata po flinin të qetë se, kjo punë do të ishte përjetësisht vetëm një çështje e brendshme dhe e varur vetëm prej tyre”, shkruan ndër të tjera, juristi.