BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Romeo Kara: Pushtetarët tanë vulgarë, të pabesë dhe gjakpirës, tani po kërkojnë edhe lavdinë e heroit, ja çfarë fshihet pas debatit mbi Avni Rustemin

Romeo Kara: Pushtetarët tanë vulgarë, të pabesë dhe

1. Pushtetarët dhe ish-pushtetarët kanë të gjitha arsyet të alarmohen dhe të përbaltin çdo figurë historike, të çdo përmase. Mbasi etiketuan si komunistë, antishqiptarë dhe spiunë të sllavizmit çdo hero të Luftës Nacionalçlirimtare, ata me nxitim lëshuan denigrimin e radhës përkundrejt një prej figurave mitike të historisë së vonë shqiptare, heroit Avni Rustemi. Në formën më të shëmtuar, nëpërmjet argumentit më alogjik dhe idiot, u ndërmor nisma e radhës, duke e etiketuar këtë patriot brilant në “patriot të parasë”. Argumenti i vetëm ishte: sepse ai paska kërkuar para për të përballuar shpenzimet e udhëtimit në Paris dhe për të realizuar vrasjen e tradhtarit Esat Pasha. Sa qesharake aq edhe revoltuese është ky argument, saqë ishte e pamundur për të mos iu përgjigjur shkurtimisht në moment. Përgjigja doli nga shpirti e zemra dhe goditi aty ku duhej dhe si duhej pasi reagimi ishte i fortë dhe i shumëpritur nga shqiptarët e vërtetë dhe jashtë çdo norme etike nga pjesa e bastardëve të racës sonë, e cila fatkeqësisht është njehsuar me pushtetin e këtyre 30-viteve të fundit. Ata e dinë mirë, por edhe ne e dimë më së miri se cila është arsyeja e këtij reagimi dhe cili është halli i tyre tashmë. I gjithë Kodi Penal tashmë është konsumuar prej tyre, pa përjashtuar asnjë klauzolë, prandaj ata po tentojnë të godasin pabesisht, pasvdekjes dhe nëpërmjet shpifjes çdo vlerë kombëtare, çdo hero, çdo akt që moralisht përballet me ta, i demaskon ata dhe i rrezikon ata.

2. Pse ata përbaltin Avniun?

Mbi të gjitha Avniu është një figurë brilante historike, është një hero. Heronjtë si ai janë vetë historia, të cilën ata e kanë shkruar me gjakun dhe veprën e tyre dhe me të cilën janë njehsuar. Si rrallëkush Avni Rustemi plotëson staturën e heroit në të gjitha parametrat duke spikatur për guximin dhe cilësitë e tij fisnike, kurajon, trimërinë, idealizmin dhe patriotizmin e pashoq, iniciativën e rrallë dhe vendosmërinë në veprim gjë që e kthehu në shpresë për shqiptarët e vërtetë dhe në tmerr për shqiptarët-antishqiptarë.

3. Heroi përballë antiheroit.

Kjo është skena klasike dhe pikërisht kjo skenë plotësohet nga prania në të të figurës së antiheroit Esat Pasha, i cili pasi vrau kryekomandantin e Shkodrës, ia dorëzoi qytetin malazezëve, duke e marrë me plot meritë epitetin “tradhtar”. Pikërisht antiheronjtë e sotëm, pushtetarët hajdutë, të pabesë e të korruptuar, të cilët trashen kur Atdheu vuan e rrënohet, iu turrën Avniut dhe veprës së tij, për të parandaluar zgjimin e shpirtit të tij, marrjen shembull të heroizmit të tij, i cili është kaq i shumëpritur dhe i domosdoshëm sot. Tradhtarët e sotëm janë pikërisht pinjollë në shpirt e në vepra të Esat Pashës, duke dorëzuar gjithçka mundin nga Atdheu, përfshirë edhe territor e sovranitet, ashtu siç edhe Esati bëri. Atdheu i qeverisur prej tyre, pësoi të gjitha pasojat e një pushtimi. Ai u vodh, u shkatërrua, u rrënua ekonomikisht, u shkretua nga njerëzit dhe u kthye në një vend ku dielli i shpresës dhe besimit ka kohë që nuk del. Përsa kohë që shpresa e besimi do të luftohen, për aq kohë parajsa e tradhtarëve do të lulëzojë.

4. Një vend pa hero.

Heroi është vetë historia, është vetë precedenti për t’u marrë shembull, prandaj ai nuk duhet të ekzistojë si i tillë, duke e përbaltur atë, duke fshirë historinë dhe duke na bindur se ne nuk bëhemi, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë në jetë të jetëve, prandaj nuk duhet të shpresojmë se ky vend mund të bëhet. Ata duan t’i japin formë një shoqërie absurdi, e cila jeton në një vend pa histori, pa heronj, pa shembuj frymëzimi e suksesi, pa të kaluar dhe pa të ardhme. Mbi të gjitha një vend pa heronj, është një vend pa moral, qëllimi kryesor ku duan të mbërrijnë tradhtarët. Në 1848, për William Makepeace Thackeray i dha veprës se tij, Vanity Fair nëntitullin, Një Roman pa Hero, dhe imagjinoi një botë në të cilën nuk do të gjendej asnjë karakter simpatik. Vanity Fair është një përfaqësim satirik i mungesës së heronjve me të vërtetë moralë në botën moderne. Me siguri Thackeray ka pasur përballë të tillë antihumanë dhe me siguri që ne si popull po përjetojmë zhvillime, të cilat bota e qytetëruar i ka përjetuar në vitet 1850.

5. Jo çdo protagonist është hero.

Pushtetarët tanë, përveçse janë vulgarë, të pabesë dhe gjakpirësa, ata kërkojnë edhe lavdinë e heroit edhe pse janë ulur moralisht përballë tij dhe jo krah tij. Ata verbohen nga shembulli i një Avniu 13-vjeçar, i cili iu bashkua çetës së Çerçiz Topullit, guximit të tij të lindur kur 15 vjeç tentoi të vriste Turhan Pashën, kur la dy herë studimet në Itali e Zvicër për t’u përballur me shovinistët grekë, kur ia arriti të krijojë dhe drejtojë lidhjen rinore shqiptare në Itali dhe shoqëritë patriotike “Bashkimi” dhe “Atdheu”. Pra ai e ka nisur dhe e ka bitisur jetën e tij vetëm si hero, duke i dhënë gjithçka vendit dhe popullit të tij, në antitezë totale me pushtetarët që vetëm marrin dhe as që e mendojnë se të qeverisësh do të thotë të japësh dhe të mos pasurohesh paturpësisht ndërkohë që qeveris dhe vendi varfërohet dhe zbrazet nga mjetet e jetesës dhe populli i tij.

6. Shembulli i Avniut, zgjidhja e vetme. Tradhtarët pasi kthyen kokëposhtë çdo vlerë morale, pasi uzurpuan pushtetin ekonomik dhe politik, për të siguruar të ardhmen e tyre, uzurpuan edhe sistemin e drejtësisë. Sot ky popull faktikisht nuk i ka në dorë fatet e tij edhe pse flitet në emër të tij, nuk ushtron asnjë nga të drejtat e tij legjitime, të cilat gjenden në duart e tre personave dhe nuk ka asnjë institucion që mund t’i japë shpresë atij. Pikërisht në këto kushte, zgjidhja e vetme është përballja sipas shembullit të Avni Rustemit. Pikërisht këtij shembulli, kësaj zgjidhjeje i tremben tradhtarët. Ky shembull i së kaluarës jo të largët, është çelësi i vetëm për një të ardhme të afërt. Avniu na dha shembullin e tij, shembull i cili bazohet në risk e vetëmohim, shembullin më të pastër heroik.

Më të lexuarat