Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzimi i helikopterit, Llalla në zyrën e Nishanit për ecurinë e hetimeve

Rrëzimi i helikopterit, Llalla në zyrën e Nishanit për ecurinë e hetimeve

Postuar: 13/04/2016 - 14:32

Një javë nga rrëzimi i helikopterit të forcave ushtarake në liqenin e Shkodrës, kryeprokurori Adriatik Llalla ka informuar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në lidhje me ecurinë e hetimeve për të zbardhur shkakun që shkaktoi rrëzimin e mjetit fluturues. Takimi i djeshëm që zgjati për 35 minuta në ambientet e Presidencës, është kërkuar nga Nishani në cilësinë e Komandantit të Forcave të Armatosura.
 
Por cilat janë pistat e hetimit të ngritura nga prokuroria? Pas nxjerrjes së helikopterit nga ujërat e liqenit të Shkodrës, hetimet janë fokusuar në dy pista, ajo e një gabimi njerëzor dhe defekti teknik. Dyshimet e një defekti teknik janë shtuar pas një aksidenti të ndodhur 4 vite më parë me një helikopter po të ushtrisë shqiptare me të njëjtin prodhues, kompaninë eurocopter, ku 6 pjestarët e stafit të saj po kolaudonin Airbus Cougar në alpet e Francës një ditë para se ta sillnin në Shqipëri. Për këtë shkak, pala shqiptare ka kërkuar rezultatet e hetimit të nxjerra nga pala franceze në aksidentin e ndodhur në alpet e Francës më 25 Qershor 2012.
 
Një tjetër kërkesë për autoritetet franceze është bërë dhe për mundësinë e sjelljes së ekspertëve për të rikuperuar pamjet filmike të kameras së bordit të Airbus Ec145, të gjetur në ujërat e liqenit, pasi me mundësit teknike që disponon Shqipëria s’mund të hapen. Ndalur tek gabimi njerëzor, burimet thanë se shkak mund të jetë bërë devijimi i planit të fluturimit dhe lartësia e ulët e përdorur në fluturim ç’ka ka pamundësuar një manovër për ulje emergjence të helikopterit pasi ai është anuar dhe helika ka prekur në ujë. Në rrëzimin e helikopterit më 6 Prill në liqen, humbën jetën 2 ushtarakë, Floran Deliaj dhe Donald Hoxha, të shpallur Dëshmor të Atdheut, ndërsa togeri Gerald Baramuça mbeti i plagosur.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:37

Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Grupit Ndërinstitucional të Punës ka njoftuar se qeveria po bën përgatitjet për hapjen e Kapitullit 24, nëse hapen negociatat me BE-në.

Postuar: 20/07/2019 - 16:17

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka reaguar sa i takon dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pos

Postuar: 20/07/2019 - 15:35

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të hetojë krimin elektoral të 30 qershorit.Opozita ka kal

Postuar: 20/07/2019 - 14:55

Kreu i LDE-së Arian Galdini ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryem

Postuar: 20/07/2019 - 14:51

Pas aktit të dorëheqjes së parevokueshme të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës, ka ardhur

Postuar: 20/07/2019 - 14:50

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta duket se nuk do të jetë një proces aspak i lehtë për mazhorancë