BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Politike

Rreziku nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë shuan zërat: Nuk ka asnjë rast në Shqipëri, ja pse vdiq pacienti nga Skrapari

Rreziku nga koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë shuan

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar dje sërish sa i takon rrezikut nga koronavirusi, për të shuar panikun që është përhapur në vend, si pasojë e ardhjes së koronavirusit në Itali. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dalë dje në deklaratë për shtyp, ku komunikoi se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur me koronavirus. Rakacolli bëri me dije se janë testuar 13 raste, të cilat ishin të dyshuara me koronavirus. Këto ishin raste të udhëtarëve që kishin udhëtuar në vendet e prekura nga koronavirusi. Sakaq zëvendësministrja e Shëndetësisë theksoi se pas testimit të këtyre rasteve rezulton se deri në këto momente, Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19. Po ashtu zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi në komunikimin e përditshëm me median se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion të spitaleve një fond shtesë për mjetet e mbrojtjes personale. “Pas mbledhjes së djeshme të Komitetit të Ekspertëve, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rialokimin e një fondi shtesë prej 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të mjeteve të mbrojtjes personale në strukturat shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë siguron se aktualisht, të gjitha strukturat spitalore kanë gjendje sasinë e nevojshme të mjeteve të mbrojtjes personale për këtë fazë në të cilën ndodhemi”, tha Rakacolli.

Masat e kontrollit

Në pikat kufitare janë kontrolluar dhe këshilluar 4.800 udhëtarë që kanë një histori udhëtimi me vendet e prekura nga shpërthimi komunitar i koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandoi qytetarët që vijnë nga rajonet e prekura, të vetëkarantinohen për një periudhë prej 14 ditësh. Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral, temperaturë, kollë dhe sidomos insuficiencë respiratore, vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë.

Ja pse vdiq pacienti nga Skrapari

Dy ditë më parë u bë me dije se një pacient në Berat kishte shfaqur simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit. Ai u nis menjëherë në QSUT për të bërë analizat, por pas disa orësh humbi jetën. Mjekët njoftuan se pacienti ishte me AH1N1, ose ndryshe “gripi i derrit”, dhe theksuan se nuk ishte mbartës i koronavirusit. Sakaq zëvendësministrja e Shëndetësisë në një komunikim për mediat, u pyet nga gazetarët në lidhje me këtë rast, ku pohoi të njëjtën gjë. Rakacolli deklaroi se pacienti ishte i sëmurë më grip sezonal dhe nuk kishte asnjë lidhje me koronavirusin. “Për një saktësim, pacienti ka humbur jetën nga një pneumoni bilaterale që është konstatuar nga analizat që ka qenë i prekur edhe nga një grip sezonal, kështu që nuk ka pasur fare lidhje me koronavirusin”, tha ajo.

Mjekët

Ndërkohë që qytetarët janë në panik nga koronavirusi, pasi ky i fundit ka prekur shtetin fqinj, Itali, tani më edhe Greqinë edhe Maqedoninë e Veriut, shteti ka shtuar masat në kufi dhe në stafet mjekësore. Por përpos shtimit të masave, të cilat janë marrë si pasojë e afërsisë gjeografike që ka Shqipëria me Italinë, mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë deklaruan se nuk ka vend për panik, dhe po ashtu theksuan se vendi ynë për momentin është me risk të ulët për tu prekur nga koronavirusi për sa kohë nuk ka ende asnjë të prekur. Masa e sigurisë dhe kontrollet për persona të prekur nga koronavirusi janë shtuar edhe në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë. Në një prononcim për mediat një mjek theksoi se për personat që vijnë nga vendet e prekura plotësohen edhe një formular shtesë, ndërkohë që ekipi i kontrollit mbetet në kontakt me të duke e mbajtur në vëzhgim për disa kohë.