BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rrezikuan krizë politike, Konjufca bën njoftimin urgjent për tërheqjen e qeverisë Kurti nga ndryshimi i Ligjit Zgjedhor

Rrezikuan krizë politike, Konjufca bën njoftimin urgjent për

Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Glauk Konjufca ka njoftuar se pas një takimi që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, janë pajtuar që ta tërheqin ndryshimin e Ligjit Zgjedhor. Ai ka thënë se këtë do ligj do ta ndryshojnë së bashku edhe me opozitën, njofton RTK.

“Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona.

Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë. Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve”.

“Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore. Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”, thuhen në deklaratën e tij.

Deklaratë e u.d.Presidentit Glauk Konjufca:

Qytetarë të Republikës së Kosovës, Vendi ynë kaloi nëpër një rrugë të ndërlikuar politike e sociale këto dy vitet e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2019 hymë për shkak të dorëheqjes së Kryeministrit. Kurse më 2020, pas negociatave të gjata për krijimin e koalicionit qeverisës, partneriteti nuk zgjati as dy muaj. Në krye të vendit erdhi një Qeveri e cila fatkeqësisht u shpall antikushtetuese nga Gjykata jonë Kushtetuese. Dhe vendi shkoi sërish në zgjedhje.

Përkundër kësaj, Republika jonë vendosi standarde të lakmueshme të demokracisë nga kuptimi i ndershmërisë dhe mbarëvajtjes së zgjedhjeve të lira. Bashkimi Evropian, ShBA-të dhe të gjitha shtetet që i ndihmuan Kosovës gjatë procesit të çlirimit dhe pastaj shtetndërtimit, e vlerësuan dhe e çmuan procesin tonë zgjedhor.

Thelbi i demokracisë konsiston në nevojën e themelimit të institucioneve mbi parimin e ligjshmërisë dhe shprehjes së vullnetit të qytetarëve në zgjedhje. Kosova i kaloi dy hapat e parë të këtij procesi me kujdes dhe efektivitet. Edhe Legjislatura e VIII-të edhe Qeveria e re e Kosovës u themelua 9 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.

Mirëpo kësaj radhe, për shkak të rrethanave të krijuara politike, afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit koincidojnë si kurrë më parë me zgjedhjen e Legjislaturës dhe Qeverisë. Deri tash vetëm Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka prezantuar dy kandidatë të nominuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për President: znj. Vjosa Osmani dhe z. Nasuf Bejta.

Kushtetuta jonë në nenin e saj 86.2 thotë që: “Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimi të mandatit të Presidentit aktual”. Meqë mandati aktual i pozitës së Presidentit konsumohet përfundimisht më 5 maj të vitit 2021, konsideroj që data e fundit në të cilën Kuvendi i Republikës do të duhej ta fillonte procesin e Presidentit të ri është 5 prilli i këtij viti.

Sot e kam takuar Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaten për Presidente të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Kam diskutuar me ta mbi rëndësinë e kompletimit të kësaj faze të tretë të krijimit të institucioneve tona. Pamundësia që brenda afateve kushtetuese ta zgjedhim Presidentin e ri e çon vendin tonë në zgjedhje të reja. Askush nuk dëshiron që Kosova të hyjë në zgjedhje të reja, duke krijuar pasiguri kushtetuese dhe duke humbur shumë kohë. Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet politik e institucional dhe qeverisje demokratike bazuar në vullnetin elektoral të qytetarëve.

Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore. Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura.

Më të lexuarat