Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzimi i dekretit të Metës, reagon ashpër LSI: Ramë pse e pështyve premtimin

Postuar: 11/09/2018 - 09:22

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot kundër kryeministrit Rama pasi qeveria rrëzoi dekretin e presidentit për rishqyrtimin e ligjit të tatimit të të ardhurave të lojërat e fatit.

“Ramë pse e pështyve premtimin?? Qeveria ulërin “Rroftë bixhozi” dhe tregon injorancën e saj në kufijtë e idiotësisë kur thotë me gojën plot që 15% mbi 10 lek është më e madhe se 15% mbi 100 lek”- shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Postimi i Vasilit: 

Qeveria ul tatimin dhe ulerin: rrofte bixhozi. Kryeminister ku je futur, dil dhe fol?!

Qeveria ne parlament rrezoi dekretin e presidentit.
Dekreti kerkonte te mos ulej tatim fitimi per bixhozin dhe te mos inkurajohet bixhozi si fenomen shkaterrues per vendin.
Gojetaret shkollepaket te qeverise ne parlament pranuan te poshterohen perpara popullit dhe mbrojne bixhozin,qe shkaterron familjen dhe nxjerr nga xhepat e varfer te shqiptareve mbi 135 milion euro.
Në 2013 kur filloi operacioni i policisë, ‘Fundi i Marrëzisë’, në Rama mashtroi pa ulodhur dhe tha se “askush nuk do ndalonte këtë aksion, derisa asnjë shqiptar të mos lërë asnjë qindarkë në kumar.”
Qe nga 2013 numri i pikave te basteve nga 928 u rrit ne 4230 dhe 135 milion euro perpihen atje.
Rame ku je??
Rame pse e peshtyve premtimin??
Qeveria ulerin “Rrofte bixhozi” dhe tregon injorancen e saj ne kufijte e idiotesise kur thote me gojen plot qe 15% mbi 10 lek eshte me e madhe se 15% mbi 100 lek.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 10:20

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se vala e arrestimeve maqedonase do të mbërrijë së shpejti edhe në Shqipëri.

Postuar: 15/11/2018 - 10:10

Vendet partnere kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila dënoi bandën e

Postuar: 15/11/2018 - 10:00

Ndërkombëtarët kanë rritur presionin ndaj presidentit Ilir Meta sa i takon debatit për emërimin e

Postuar: 15/11/2018 - 09:49

Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas

Postuar: 15/11/2018 - 09:37

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro arriti të bënte shumë zhurmë me postimin e saj në Twitter pa

Postuar: 15/11/2018 - 09:22

 Ish-deputeti demokrat i ftuar tek “Rudina” foli për karrierën e tij politike, p

Postuar: 15/11/2018 - 09:09

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar sërish pas protestës mbrëmjen