BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Politike

"Kanë luajtur lojën e tradhtisë"/ Rrëzimi i qeverisë Kurti, Doris Pack reagon ashpër dhe zbardh skenaret e errëta: E pafalshme, Kosova tani është në kaos

"Kanë luajtur lojën e tradhtisë"/ Rrëzimi i

Pasi Kuvendi votoi dje mosbesimin ndaj qeverisë Kurti, vjen një reagim i ashpër nga ish-europarlamentarja, Doris Pack.Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Pack tha se Kosova tashmë ka rënë në krizë në kohën e pandemisë COVID-19, dhe sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Politikania gjermane thotë se drejtuesit politik të LDK-së kanë luajtur lojën e tradhtisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe emisari të Trump për dialogun, Richard Grenell, duke e rrëzur Kurtin.

Sipas saj një gjë e tillë është e pafalshme. “Në mes të krizës së koronës Kosova ra në kaos. Është e pafalshme se si drejtues politik të LDK-së luajtën lojën perfide të Thaçit dhe Grenellit”, ka shkruar Pack në twitter. Mbreme me 82 vota pro u rrëzua Kurti nga pushteti. Mocioni i mosbesimit i iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kishte marrë përkrahjen e të gjitha partive të PAN-it dhe pakicave, ndërkohë ishte kundërshtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryeparlamentarja Vjosa Osmani dhe dy deputetë të tjerë të LDK-së.