BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Rrëzohen pretendimet e PD-së në dy qarqe, skenari mund të përsëritet dhe në 7 të tjerat. Pas vendimit që mori KAS, reagon ‘flakë për flakë’ Ivi Kaso

Rrëzohen pretendimet e PD-së në dy qarqe, skenari mund të

Pak minuta më parë KAS mori vendimin për të mos mbledhur prova nga institucionet për manipulimin e zgjedhjeve. Ivi Kaso e ka quajtur këtë të paligjshëm dhe sipas tij nuk përmbush pritshmëritë që ka publiku.

Përfaqësuesi ligjor të Partisë Demokratike Ivi Kaso, u ndal te vendimi i KAS për qarkun e Beratit. Kaso tha se PD nuk mund të marrë prova nga institucionet, sa kohë që vetë ato kanë qenë në shkelje, dhe i mbetet KAS që të hetojë mbi pretendimet e ngritura prej tyre.

Me dy vendimet e dhëna derimë tani nga KAS, për qarkun e Beratit dhe të Gjirokastrës, duket se skenari që i pret pretendimet e PD-së është i njëjtë, rrëzimi i tyre.

Ivi Kaso:

KAS me një vendim të kundraligjshëm vendosi që të mos marrë parasysh provat e paraqitura nga PD për manipulimin e votave, në kundërshtim me vetë ligjin. Këto prova do të faktonin pretendimet tona, vendimi i KAS shkon përtej pritshmërive që i ka i gjithë publiku.

PD i është drejtuar zyrtarisht insititucioneve për të marrë provat, por që sigurisht nuk i janë vënë në dispozicion opozitës. Duhet të jetë KAS ai që të marrë në shqyrtim provat, çdo mosmarrëveshje ligjore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. I gjithë publiku kërkon të ketë të qartë atë që ka ndodhur në Shqipëri.

PD ka paraqitur të gjithë provat që mund të administronte, por ne nuk kemi kompetenca që të hetojmë, kjo është detyrë e KAS, çfarë kemi pasur i kemi depozituar, neni 137 e thotë qartë, që në kiadër të një procesi hetimor, duhet të mbledhë prova.

Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet në KQZ ka vendosur që të pranojë pjesërisht kërkesën e PD dhe LSI-së për qarkun e Beratit, duke marrë në shqyrtim materialet zgjedhore, për të parë në rast se ka parregullsi.

KAS vendosi që KQZ të rihapë ditën e hënë 24 nga kutitë e Qendrave të Votimit në Berat, për të parë nëse ka shkelje në proceverbale dhe në materialet e tjera zgjedhore që janë dorëzuar.

Ndërkohë që ndryshe nga sa kërkoi Partia Demokratike, në qarkun e Beratit nuk do të ketë rivotim, megjithë pretendimet e ngritura, se ka pasur blerje të votave, dhe manipulim nga partia në pushtet.

Më të lexuarat