BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

“Rri edhe një cikë, se pak ndenje”, Rama viziton sërish familjen Greku, i premton vogëlushes që humbi gjyshërit: Do të vij me Zahon!

“Rri edhe një cikë, se pak ndenje”, Rama viziton

"Në shtëpinë e re të familjes Greku, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit" shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ishte sërish mbrëmjen e sotme në shtëpinë e re të familjes Greku

Surpriza e bukur ishte sërish takimi me mbesën e dy gjyshërve që ndërruan jetë nën rrënoja. Pëllumb Greku bashkë me gruan dhe djalin e tij humbën jetën nga  shembja e pallatit në Thumanë. Kryefamiljari 57 vjeçar punonte si faturino prej vitesh në linjën e autobusëve Lezhë-Tiranë.

Tragjedia mund të ishte edhe më e madhe për këtë familje, pasi djali ishte i martuar dhe kishte dhe një fëmijë të mitur dhe ata jetonin në të njëjtin apartament tek pallati i shembur në Thumanë. Por për fatin e mirë një ditë para tërmetit nusja e djalit të ndjerë bashkë me vajzën e mitur kishin shkuar tek prindërit e saj në Dibër.

Biseda e kryeministrit Edi Rama në familjen Greku

Erion Veliaj: Tregoi pak xhaxhi Edit, cfarë të thanë te dyqani?

Vogëlushja: Që jam bërë e famshme...

Edi Rama: Tani je bërë e famshme...

Rama u dhuron dy kukulla fëmijëve: Një gjë e vogël, por Ana dhe Elsën (dy kukulla) po vijnë, rrugës

Edi Rama: Gjyshja ime, thoshte vdekja zgjedh, për një të keq merr pesë të mirë

Vogëlushja: Të mirën të ka thënë

Edi Rama: Kështu të thanë te dyqani i bukës

Erion Veliaj: Ajo është valutë

Edi Rama: Ne jemi në dispozicion për cdo gjë. Nuk ke cfarë i bën jetës që ikën, të tjerat do të përpiqemi të bëjmë cmos për të gjithë njerëzit që kanë marrë goditje, por kjo e juaja ishte e domosdoshme në këtë pjesë. Besoj që do i rregullojmë të gjithë, por duhet ta ndihmoni për punën

Erion Veliaj: Po patjetër.

Edi Rama: Janë ca familje te Bujqësori, që e kanë pasaportizimin në Kamëz, i thashë Rakipit të bëjë një vendim, ose mund të vijnë më pas të marrin qiranë në Tiranë. Ju ardhshim vetëm për të mirë dhe qofshin të këqijat vetëm me kaq.

Edi Rama: Po çfarë e ke këtë?!! Çfarë do të bëhesh ti?

Vogëlushja: Balerinë

Edi Rama: Jo, tjetër se balerinë është për qejf. Imagjino një balerinë dentiste

Erion Veliaj: Godinat 21-22 te Qytet Studenti po shikojmë të bëjmë një studim të thelluar për të parë nëse mbajnë apo jo. Nëse kostoja për ta riparuar shkon më e lartë, do ta fusim te projekti i ri. Për kampusin kalon javën tjetër me VKM, më pas do të shikojmë nëse 21-22 do ta kalojmë me KËf ose me kampusin.

Edi Rama: Do të bëhet kampusi i ri. Po punojmë që për ju....për ty dhe shokët e ty, që mos keni taksiratet e atyre që paguan borxhet e së kaluarës

Vogëlushja: Edhe po e bëmë te Zoti do të jemi prapë...

Edi Rama: Po kur të shkojmë ti themi cfarë të mirash kemi bërë, ca të mira, se është keq puna atje...

Vogëlushja: Të lumtë që i bëre ato gjëra, ai e di

Edi Rama: Nuk e di, duhet me bërë cmos.

Vogëlushja: Ai e di...ne ta kuptojmë kur të ikim lart cfarë do të thotë ty dhe kalajamve

Edi Rama: Për ju ai, ju ka në dritë të syrit. Ju ruajti dhe ju mbrojti. Kur të rritesh duhet të bëhesh. Kur të shkosh te gjyshi të thuash ja erdha edhe...

Vogëlushja: Më e mira...

Edi Rama: Tani shiko këtu, por porosinë e kemi cuar, dhe Ana me Elsën (dy kukulla) janë rrugës

Vogëlushja: Rri edhe një cikë, se pak ndenje

Edi Rama: Do të vij prapë, ta kam thënë fjalën, jemi edhe komshinj. Do të vij ndonjë ditë me Zahon

Vogëlushja: Pse nuk erdhi ai

Edi Rama: Është i zënë shumë, ka punë, si puna jote, rri e jep opinione.