Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Rri në këmbë dhe i shoh buburrecat poshtë tavolinës”, Rama del me paralajmërimin e fortë: Vazhdojmë luftën ndaj ‘parazitëve’!

Postuar: 11/09/2019 - 12:12

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se platforma për bashkëqeverisjen është një platformë që i mpin “buburrecat” dhe disa prej tyre i shtyp, duke nënkuptuar me “buburreca” të gjithë punonjësit e administratës, që nuk iu shërbejnë qytetarëve, dhe që kreu i qeverisë i ka quajtur shpesh si “parazitë”.

Në një takim në Kryeministri me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje pas ankesave në këtë platformë, Rama tha se kushedi ç’kanë hequr qytetarët shkodranë nga “buburrecat” në Hipotekën e Shkodrës, duke shtuar se vazhdon lufta ndaj tyre.

“Rri në këmbë dhe i shoh ‘buburrecat’ poshtë tavolinës, që gërryejnë. Platforma është një sistem që i mpin ‘buburrecat’ dhe disa prej tyre i shtyp.

Ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës, kushedi ç’keni hequr, por ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar këshillën e Nënë Terezës ‘Në vend që të mallkojmë errësirën, preferojmë të ndezim një qiri çdo ditë’.

Çdokush që i shkruan platformës, është po aq i fortë sa çdo deputet apo ministër, madje është dhe më i fortë se ata”, tha kreu i qeverisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 22:48

Krzeministri ka raguar ndaj disa lajmeve që po qarkullojnë se pritet tërmet sërish.

Postuar: 22/09/2019 - 21:20

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se në banesat e dëmtuara rëndë do të ketë ndërhyrje

Postuar: 22/09/2019 - 20:33

Pas tërmeteve të fuqishme që përfshinë Shqipërinë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Sekretar

Postuar: 22/09/2019 - 20:04

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Be

Postuar: 22/09/2019 - 19:50

Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarë

Postuar: 22/09/2019 - 19:33

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me deputetët Fatmir Xhafaj

Postuar: 22/09/2019 - 18:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër