BREAKING NEWS

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian që ende s'ka mbërritur në samitin BE-Ballkani Perëndimor

Zbardhen zhvillimet e fundit/ Kush është lideri i njohur europian
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh nga ajri në zonën ku po qëndrojnë liderat europian, Vjosa Osmani ndërpret fjalimin

VIDEO/ Samiti i BE-së në Tiranë, ja çfarë po ndodh
x
BREAKING NEWS

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora dhe 1600 nga Elbasani që kanë zbarkuar në Tiranë gati për protestë

Tirana blindohet për Samitin/ Ç'po ndodh? Rreth 1000
x
BREAKING NEWS

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së mesazh të fuqishëm në Tiranë: Hera e parë që...

"Moment i rëndësishëm!"/ Presidenti i KiE-së
x
BREAKING NEWS

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep NJOFTIMIN e rëndësishëm

Berisha apo Alibeaj në krye të PD-së? Gjykata e Apelit jep
x
BREAKING NEWS

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara në Tiranë, në këto akse rrugore nuk mund të kaloni sot as në këmbë. Ja ku nis 'vija e kuqe'

KUJDES, del njoftimi i rëndësishëm! Rrugët e bllokuara
x
BREAKING NEWS

Udhëtimi nga Tirana në Himarë/ Ndodh incidenti me kryeministrin grek, mediat zbardhin detajet

Udhëtimi nga Tirana në Himarë/ Ndodh incidenti me kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Nisin arrestimet/ Armë zjarri, fenelina e dylbi në makinë! Zbardhen akuzat ndaj personave që vihen në pranga

Nisin arrestimet/ Armë zjarri, fenelina e dylbi në makinë!
x

Politike

Rriten me 15% pagat për Policinë e Shtetit, zjarrfikësit, Gardën, policët e burgjeve dhe administratën, vendimi hyn në fuqi menjëherë, ja kategoritë që përfitojnë

Rriten me 15% pagat për Policinë e Shtetit, zjarrfikësit,

Pagat për Policinë e Shtetit, zjarrfikësit, Gardën, policët e burgjeve dhe administratën, do të rriten me 15 %. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili ka folur  për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe ndihmës ekonomike në kuadër të paketës së rezistencës. Rama ka treguar se kush përfiton nga shtesat e pagës.“Në kuadër të angazhimit tonë për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës. Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset. Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil”, tha Rama. Ai theksoi se paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do jetë paga e rritur. “Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë. Nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë siç e kemi thënë riindeksuar dhe kemi një rritje 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës. E njëjta gjë me të gjitha familjen në ndihmë ekonomike, të cilat kanë një rritje prej 10%, por kur gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike. Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmës, në mënyrë që pesha më e madhe që mbajnë të lehtësohet më shumë. patjetër dhe indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihmë shtetërore”, deklaroi Rama.

Ndërtimet pa leje, Rama-kritikëve: I bien fyellit në një vrimë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për kritikat që merr qeveria për vendimin e konfiskimit të ndërtimeve pa leje duke thënë se problematikën e ngriti vetë PS. Sipas tij, kjo rrëzon mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes së Ramës prapa kullave. Ndërsa për prokurorët e gjykatësit e korruptuar, u shpreh se nuk kanë hyrë ende në fshesën e vettingut.“Jam shumë i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë i bien fyellit në një vrimë që nuk ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. Duke theksuar këtë problematikë nuk e ngriti as politika, as media, as drejtësia, por e ngritëm ne për një arsye të thjeshtë, sepse asnjë nga ata që ndërtojnë metra katror për qëllim fitimi nuk na mban dot lidhur me asgjë. Kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe legjendat urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave apo pallateve. Po të ishte kështu, askush nuk do merrte vesh gjë dhe drejtësia që duhet të veprojë do të kishte vijuar të bënte atë që ka bërë. Ne nuk kemi vënë vetë as prokurorë as gjykatës, kemi bërë një reformë për t’i pastruar, shumë prej të cilëve janë për të hyrë në fshesën e vetingut. Por fuqia e tyre ka mbaruar sepse subjektet ose duhet t’i dorëzojnë me qëllim të lirë, ose i parablejnë por me një çmim, i cili e bën krejtësisht të paarsyeshme ndërtimin e mëtejshëm të metrave katror për qëllim fitimi ose do t’ju konfiskohet. Në të gjitha rastet, paguan gjobën deri në fund. Duhet të jesh me urrejtje që nuk të lë të shohësh për të akuzuar për këtë masë që i jep fund një historie shumë vjeçare”, tha Rama.

Më të lexuarat