BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rriten shanset për hapjen e negociatave, pas Michel, vizitë në Tiranë dhe kreu i PE, Komisioneri për Zgjerimin kërkon vendim pozitiv

Rriten shanset për hapjen e negociatave, pas Michel, vizitë në

Dita kur Bashkimi Europian do të japë vendimin për hapjen e negociatave po afron dhe shanset për vendim pozitiv po rriten dita ditës. Pas ardhjes së presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel në Tiranë, shanset për hapjen e negociatave janë rritur, pasi edhe presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli, do të vijë të vizitojë vendin tonë. Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në datën 3 shkurt, po ashtu ai do të mbajë edhe një fjalim në Parlament, ku do të inkurajojë Shqipërinë për procesin e hapjes së negociatave.

Sakaq nga ana tjetër zërat për hapjen e negociatave i ka shtuar edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Ai ka dhënë sinjale pozitive dhe ka kërkuar që të jepet një vendim pozitiv për Shqipërinë. Sakaq kujtojmë se Samiti për Ballkanin Perëndimor do të mbahet më datë 28 janar në Bruksel, ku përfaqësuesit e vendeve të drejtuar nga presidenti i PE David Sassoli, do të komentojnë perspektivën që kanë vendet e tyre për t’u futur në Europë. Vetë Sassoli është shprehur i zhgënjyer për faktin se nuk janë hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rriten shanset për hapjen e negociatave

Komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi në një reagim për mediat ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Shqipërinë, duke deklaruar që kjo e fundit duhet të integrohet në BE, andaj sipas mendimit të tij duhet që negociatat të hapen. Ai mbrojti fuqimisht nevojën që Shqipëria dhe Maqedonia Veriore të anëtarësohen në BE. Më tej ai tha se qëllimi përfundimtar ishte integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një rajon që gjithmonë i përket Europës përgjatë historisë. I pyetur nëse mendimi i presidentit francez, Macron në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ka ndryshuar që vjeshtën e kaluar, Oliver Varhelyi tha se duhej të gjenden arsyet e refuzimit, jo ata që ishin përgjegjës. “Situata duhet të adresohet dhe duhet të vendoset një paketë politike që do t’i lejojë këto vende të mbështesin hapjen e negociatave me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë pa ndonjë kompromis për qëllimin përfundimtar, që është integrimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Për Bashkimin Europian, rajoni më i afërt me Ballkanin Perëndimor duhet të jetë Europa, ashtu siç ka qenë gjithmonë në histori”, theksoi Komisioneri i Zgjerimit të BE-së. Oliver Varhelyi u shpreh ndër të tjera, se edhe pse pati një refuzim në tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të aspirojnë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Shpresë për Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Europian, teksa ka folur dy ditë më parë në Tiranë, në krah të kryeministrit Rama u shpreh shpresëplotë se në pranverë do të ketë një vendimmarrje pozitive për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Michel tha se për të bindur të 28 vendet për të arritur tek vendimi unanim që nevojitet kërkohen 3 shtylla ku të bazohet procesi.

“E para domosdoshmëria dhe dua ta shpjegoj, që të bien dakord si do ta mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat dhe çfarë zgjerimi duan vendet e BE-së që procesi të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të kemi ne. Dhe do ta shikoni shumë shpejt, që pasi të jemi konsultuar me vendet do të formuloj propozimet. Pika e dytë. KE bëri propozime për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Përsëri do ta kemi këtë debat dhe jemi këtu, KE duhet të jetë i qartë për orientimin dhe më pas do të kemi nevojë për konsultimin me vendet anëtarë dhe unë do të inkurajoj KE-në që të vendosë. Pika e tretë është kryesore, thirrja dhe mobilizimi rreth tryezës për paktin për investimet në Ballkan”, tha Michel.

Më të lexuarat