BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Rritet ankthi mes të korruptuarve, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës, drejtësia e re nis të lëvizë pas presionit amerikan

Rritet ankthi mes të korruptuarve, dënohet me 4 vite burg

Drejtësia e re ka çuar një tjetër mesazh tek klasa politike. Para nisjes së reformës në drejtësi asnjë funksionar i lartë nuk u dënua, por sot gjërat kanë ndryshuar. Aktualisht janë nën proces gjyqësor ish-kryeprokurori Adriatik Llalla; ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, disa gjyqtarë dhe prokurorë të ngelur në veting, të cilët janë nën hetim nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ndërkohë tashmë steka ka zbritur edhe tek pushteti vendor.

Dënohet me 4 vite burg Frrokaj

Ditën e djeshme ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 4 vite burg për shpërdorim detyre për shkak të tjetërsimit të pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Po ashtu, referuar vendimit të gjykatës, ish-kryebashkiakut të qytetit bregdetar i është ndaluar e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 4 vitesh. Ndërkaq, Gjykata e Lezhës ka dhënë vendimin edhe për zyrtarët e tjerë të Bashkisë Lezhë. Kështu, referuar vendimit ish-nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Enver Hafizi është dënuar me 1 vit burg; ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala është dënuar me 2 vite burg; ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërsa, është shpallur i pafajshëm Renato Malotaj, ish-futbollist i Vllaznisë. Kujtojmë që, hetimet për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit nisën në 2017 kur një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipotekë në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve. Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë. Ndërkohë që ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018 me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Krahas Frrokajt, mes 20 personave të marrë të pandehur ka qenë edhe xhaxhai ish-deputetit të PS Arben Ndoka, Gjon Ndoka. Ky i fundit është akuzuar për tjetërsim të pronave në Kune dhe Mal të Reçit në Lezhë. Mes të pandehurve është konstatuar edhe emri i Bledar Caras, ish-kryeregjistruesit të Hipotekës Lezhë, që dilte në përgjimet e bëra nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dosjen e arrestimit të 44 personave.

Pas presionit amerikan drejtësia e re nis të lëvizë

Por fakti që drejtësia e re ka nisur të lëvizë, duke hetuar dhe gjykuar politikanë dhe pushtetarë që akuzohen për shpërdorim detyre apo si të përfshirë në afera korruptive është një sinjal i mirë. Kjo pasi drejtësia e re ka nisur të lëvizë gurët, duke thyer hegjemoninë e pandëshkueshmërisë, pas presionet të amerikanëve. Këta të fundit dhe Brukseli herë pas here bëjnë deklarata të forta dhe kërkojnë luftë me zero tolerancë ndaj të korruptuarve dhe si duket këto thirrje janë dëgjuar dhe marrë në konsideratë nga organet e reja të drejtësisë si SPAK. Pra, kjo do të thotë se nëse ecet me këto ritme, shumë dosje që presin të zbardhen apo janë zvarritur qëllimisht, për arsye se ka ndikuar politika dhe gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë mashë e tyre, ato priten të hapen, në mënyrë që të vendoset në vend drejtësia e munguar. Po ashtu, kjo lëvizje është edhe një sinjal se nuk ka më “mbyll sytë” para pushtetarëve dhe politikanëve që shpërdorojnë detyrën apo janë të përfshirë në afera korruptive. Thënë troç, me lëvizjen e drejtësisë së re, po rritet edhe ankthi mes të korruptuarve.

Më të lexuarat